Pamje nga aksidenti

Devoll – Një aksident ka ndodhur në Bitinckë.

Dyshohet se janë përplasur dy mjete dhe për pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Po transportohet drejt spitalit të Korçës. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Policia në vendngjarje po heton për të zbardhur të plotë shkaqet e aksidentit.

Top Channel