Vatikani merr vendimin, largon nga kisha drejtuesit dhe disa ndjekës të sektit katolik global Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu mund ta ketë të vështirë të sigurojë vende të mjaftueshme për të qëndruar në pushtet, tregojnë rezultatet e zgjedhjeve të së martës.
Me afro 90 për qind të votave të numëruara, bllokut të tij të djathtë, i mungojnë tetë vende për të krijuar një qeveri.
Një parti rivale e krahut të djathtë, sipas rezultateve, mund të shtojë shtatë vende të tjera nëse do të mbështesë Netanyahun. Rezultati përfundimtar, veç të tjerash do të përcaktojë edhe kursin e marrëdhënieve të Izraelit me palestinezët. Netanyahu, lideri më jetëgjatë në Izrael, ka premtuar se do të formojë një qeveri të krahut të djathtë të udhëhequr nga partia e tij Likud.
Një parti e vogël e krahut të djathtë, Yamina, e udhëhequr nga ish besniku i Netanyahut, Naftali Bennet, mund të mbajë në duar balancën e pushtetit, por nuk ka deklaruar shprehimisht nëse do të mbështesë përpjekjet e Netanyahut për të krijuar një qeveri apo ato të partive të opozitës që duan ta rrëzojnë atë.
67.2 për qind e zgjedhësve morën pjesë në procesin që gjerësisht shihej si një referendum për lidershipin e Netanyahut. Kryeministri 71-vjeçar, ka qenë në pushtet që nga 2009, pasi më herët kishte shërbyer një tjetër mandat tre vjeçar në fund të viteve 1990. Fushata e tij u fokusua në programin masiv të vaksinimit në vend dhe suksesi diplomatik në normalizimin e marrëdhënieve me disa vende arabe.
Top Channel