Bitcoinin mund ta kesh në telefon, kompjuter dhe çdo mjet tjetër teknologjik duke hapur një portofol. Me të mund të paguash në restorant, të blesh në dyqan, ta këmbesh me valuta të tjera fizike, të investosh në asete, të blesh pronë apo kompani, etj.

Çelja e një portofoli bitcoin është një proces shumë i thjeshtë. Mund të bëhet në platformën coin desk në play store në çdo cellular android apo apple. Në momentin që hyn në platformë, të kërkohen të dhënat dhe mandej të japin një çelës privat, një kod që është me 64 shkronja dhe numra. Ky është kodi yt privat që duhet ta kesh vetëm ti dhe askush tjetër. Nëse kodi humbet, humbasin edhe paratë që janë në të. Askush nuk mund t’i aksesoj ato mandej.

“Avantazhet janë që ti mund të kesh një portofol pa një vendndodhje, kudo. Duke qenë se shumë njerëz po e pranojnë, ti mund ta përdorësh kudo. Nuk ka një vendndodhje të caktuar. Nuk është si ari që duhet të paguash mbajtjen e sigurt të tij. Ke diçka që është në ajër, në re, mund ta mbash në një portofol të nxehtë ose të ftohtë. Portofoli i ftohtë nuk është i lidhur me internetin, kurse i nxehti po.

Nuk është një lojë, nëse humb çelësin, nëse ke humbur kodin, aksesin, ke humbur paratë. Ka shumë histori të tilla humbjeje, por më e famshmja pak kohë më parë ishte e një djali që humbi 140 mln dollar. Djali vdiq dhe nuk ia kishte lënë çelësin askujt dhe paratë humbën.” u shpreh Gabriele Andreoli, Sipërmarrës.

Bitcoin është një kriptomonedhë me vlerë shumë të luhatshme.

Aktualisht një bitcoin këmbehet me 55,9 mijë dollarë amerikanë. Volumi i saj në tregun global vlerësohet afërsisht në 64 miliardë e 500 milion dollar.
Por në krye të herës në korrik 2010 vlera e tij ishte 0,0008 dollar duke u rritur në fund të muajit në 0,8 dollar.

Në prill 2013 vlera e bitcoin shkoi në 250 dollarë. Vlera e bitcoin ndryshon sipas besimit të konsumatorit, ashtu si bursa fizike.
Në momentin që një investitor i madh investon në bitcoin për shembull, si rasti i Elon Musk që pak kohë më parë investoi përmes kompanisë së tij
Tesla 1,5 miliard dollar, vlera e Bitcon rritet me shpejtësi. Bitcoinin mund ta blesh dhe ta shesësh dhe ta prodhosh.

“Sepse kostoja më e madhe që ka prodhimi I Bitcoin është energjia elektrike sepse harxhon shumë. Ditët e fundit kanë dalë informacione që paisjet futen kontrabandë, regjistrohen ndryshe, dhe mendoj që duhet të jetë e vërtetë sepse edhe paisje të tjera që nuk përdoren për Bitcoin futen në të njëjtën mënyrë duke anashkaluar pagesën e doganës, informacionin. Është bërë si gjë e keqe prodhimi i Bitcoin. Kur dëgjon që ky prodhon Bitcoin duket sikur është një haker, mashtrues ordiner. Realisht jo të gjithë janë. Që të mos dalë informacioni përpiqen të manipulojnë regjistrimin, inverter, serverat, etj,” u shpreh Gent Progoni, Web developer.

Top Channel