Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se seanca për zgjedhjen e presidentit do të mbahet sapo të bëhet zëvendësimi i deputetëve që tashmë janë bërë ministra.

Kurti këto komente i dha pasi bëri homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Posa të bëhet zëvendësimi i deputetëve që janë bërë ministra, do të mund të thërrasim një seancë të radhës, në të cilën padyshim sigurt atë që e votoj populli me 300 mijë vota do të mund ta legjitimojmë edhe me votat e nevojshme në Kuvend”, ka thënë Kurti.

Kandidate për presidente është Vjosa Osmani.

Ndryshe, seanca konstituive e legjislaturës së tetë është mbajtur më 22 mars. Po të njëjtën ditë është votuar edhe Qeveria Kurti, ku pro formimit të saj ishin 67 deputetë kurse kundër ishin 30.

Top Channel