Vaksina ruse ka mbërritur në vendin tonë dhe do të vaksinohen të moshuarit +80, ndërsa pritet të mbërrijnë edhe vaksinat kineze.

Përfaqësuesja e EMA-s ka sqaruar se nga fillimi i qershorit pritet të certifikohet vaksina ruse. Ndërsa mjekët Gent Stroni dhe Ilir Alimehmeti kanë theksuar se është i rëndësishëm vaksinimi i popullatës.

Gent Stroni: Shoh njerëz që humbasin jetën dhe nëse do ishin vaksinuar, do ishte ndryshe.

Ilir Alimehmeti: Kur ke Covid nga njëri krah, nga ana tjetër që të jetë e certifikuar na bën sens por Kina dhe Rusia kanë traditën e gjatë të prodhimit të barnave. Rusia, për të evituar rastet e rënda shkon në 94.4 tek 100% efektiviteti i vaksinës Sputnik. Pra një efekt i rëndësishëm që nuk e neglizhojmë dot. Duke qenë se EMA e ka nisur që me 4 mars, ka bërë goxha punë.

Ornela Ademi: Mund të them se në mes të prillit pritet opinion sa i përket studimeve laboratorike. Besoj dhe shpresoj se po të ecim në një ritëm, brenda një muaj do të mbarojnë dhe studimet e kryera në njerëz dhe nëse merr edhe një muaj procesi i shqyrtimit dhe miratimit, nga fillimi i qershorit mund të miratohet. Por nuk dihet asnjëherë se çfarë ndodh rrugës.

Top Channel