Aksident tragjik në Itali. Humb jetën një shqiptare (emri)

24/03/2021 11:44

Një 30-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Itali.

Gruaja e re vdiq dje në kryqëzimin Celle në një pikë ku ka një ndryshim karrexhate.

Denada Neriaku, 30 vjeçe, e cila jetonte në Vado Ligure ishte me makinë kur ajo u përplas ballë për ballë me një kamion dhe më pas u përplas në mbrojtësen e rrugës.

Megjithëse zjarrfikësit, ekipi mjekësori Kryqit të Artë të Albissola u mobilizuan me shpejtësi ajo nuk ja doli.

Aksidenti shkaktoi edhe radhë të gjata automjetesh si në drejtim të Genova ashtu edhe në drejtim të Savona.

Top Channel