Putin merr dozën e parë të vaksinës, u vaksinua me Sputnik V

24/03/2021 03:30

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin mori sot vaksinën antiCOVID-19, njoftoi Kremlini zyrtar dhe ndryshe nga udhëheqësit e tjerë botërorë, ai e bëri këtë larg mediave.

Putini, 68-vjeç, po ndihet mirë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës, tha sonte zëdhënësi i tij Dmitry Peskov, raporton agjencia e lajmeve TASS.

Udhëheqësi rus do të ketë një “ditë normale pune” nesër, shtoi Peskov, pa dhënë detaje të tjera, të tilla si vendi ku Putin u vaksinua dhe cila vaksinë. Në deklaratat e mëparshme, Peskov hodhi poshtë pyetjen pse Putini e merr vaksinën larg vëmendjes së publikut, kur kaq shumë politikanë të tjerë shfrytëzuan rastin për të rritur besimin e publikut në vaksinat.

“Sa i përket vaksinimit para kamerës, atij nuk i pëlqen,” tha Peskov. Një zëdhënës i Kremlinit gjithashtu tha që të tri vaksinat ruse ishin “plotësisht të sigurta” dhe se nuk “kishte nevojë të zbulohej se cilën vaksinë kishte marrë Putini”.

Top Channel