Kretë/ Emigrantët shqiptarë dhurojnë libra shqip për bashkinë e Hanias

24/03/2021 10:10
Librat shqip

Biblioteka e bashkisë se Haniasë në Kretë,tashmë do të ketë në dispozicionin e saj,një fond me libra shqip të dhuruar prej shoqatës së emigrantëve shqiptarë që jetojnë atje.

Lajmi bëhet publik në rrjetet sociale prej kësaj biblioteke,duke plotësuar kështu një kërkesë të kaherëshme të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në zonë.

Sipas kryetarit të shoqatës së shqiptarëve të Haniasë Afrim Avdiaj, vendimi i bashkisë së Haniasë për pranimin e fondit të librave shqip dhe pasurimi i këtij fondi me vepra të shkrimtarëve shqiptarë dhe të huaj në gjuhën shqipe,tregon shkallën e lartë të integrimit që kanë emigrantët shqiptarë në komunitetin vendas,pa harruar lidhjet e tyre me atdheun.

Në fondin e dhuruar janë libra për fëmijë, abetare si dhe vepra të shkrimtarëve më të njohur të letrave shqipe.

Në zonën e Haniasë funksionon edhe klasë për mësimin e gjuhës shqipe,ndërsa bashkia e zonës ka vënë në dispozicion edhe ambiente për mësimdhënien për fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në zonë.

Top Channel