Teknologjia blockchain është më e avancuara e momentit dhe është ajo që qeevritë duan, por jo monedhat. Sepse përmes teknologjisë blokçejn mund të zgjidhësh kontrata, mund të bëh vendimarrje pa patur nevojën e rekrutimit të një stafi me 100 persona.

Monedhat janë të ndërthurura me këtë lloj sistemi. Denisa Kele është me profesion ekonomiste dhe e apasionuar pas bursave dhe shkëmbimeve.
Njohja e saj me bitcoin ka ndodhur 5 vite më parë. Ajo ndodhej në një trajnim në një nga shtetet e BE-së, dhe në këtë trajnim merrnin pjesë 23 persona nga vende të ndryshme të botës. Një pjesë e tyre ishin nga Afrika.

“Shikoja që herë pas here bënin disa transaksione me telefonët e tyre. Dhe më bënte shumë përshtypje të shihja se çfarë bënin. Dhe i pyes. Normalisht ata dërgonin para në shtëpitë e tyre. E në telefonët e tyre kishin të hapur një portofol bitcoin. Për mua ishte hera e parë që e dëgjoja dhe hera e parë që njihesha me bitcoinin.

Më pas mësova që sistemi banker afrikan është shumë I ngadaltë dhe transaksionet që donin të kryenin këta persona ishte e pamundur ti kyrenin në kohën që ata donin. Dhe kishin zgjedhur këtë lloj mënyre alternative për ti bërë transaksionet e tyre në kohë dhe me interesa zero. Këtu u njoha me bitcoin dhe vendosa të hapja një portofol timin. Për të eksperimentuar dhe kuptuar se si funksiononte nga ana teknologjike.” u shpreh ekonomistja, Denisa Kele.

Në kohën kur Denisa hapi portofolin, bitcoin nuk kishte vlerat marramendëse që ka sot, por ishte 700 dollar një koin. Ajo bëri një blerje të papërfillshme 200 dollar për të parë si funksiononte portofoli. Në atë kohë kishte një biznes privat dhe duke parë lehtësirat që ofronte monedha virtuale, e përdori për të bërë furnizimet on line për biznesin e saj privat.

“Bëja blerje on-line dhe mundohesha që të gjitha transaksionet ti bëja me bitcoin. Përfitoja kohën që unë doja dhe përfitoja interesat zero që ishin pas çdo transaksioni. Më pas nuk shita asnjë gjë nga ato që kisha, i mbaja për të kuptuar se si funksiononte tregu. Në një projekt që kam punuar për disa vite me një ekip nga Izraeli ishte një projekt që merrej me kriptovalutat.

Mendoja që bitcoin do të kishte një rritje shumë të madhe. Ky ishte kurioziteti për të parë nëse kjo rritje që flite atëherë do të ishte speculative apo jo. Vendosa të mos shisja.” u shpreh ekonomistja, Denisa Kele.

Top Channel