Presidenti ka ditëlindjen/ Kryemadhi publikon foton duke u puthur: Të dua Ilir Meta si një adoleshente!

24/03/2021 10:15

Presidenti Ilir Meta ka ditëlindjen sot dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi me anë të një statusi në rrjetet sociale i ka uruar ditëlindjen bashkëshortit të saj.

Kryemadhi ka postuar një foto ku shihet teksa puth Ilir Metën, ndërsa krahas fotos shkruan se e do atë si një adoleshente.

Ndër të tjera, Kryemadhi ka folur edhe për sfidat në jetën e saj, duke theksuar se Meta i ka dhuruar plotë emocione dhe dhuratën më të bukur të jetës, fëmijët e tyre.

Statusi

“Për vitet që kemi një urim facebook është shumë adoleshent. Por edhe pse 27 vjet dashuri dhe 30 vite që njihemi dashuria jonë ka qene gjithmonë si ditën e parë që jemi puthur. Sot ti ke ditëlindjen tënde dhe kjo ditë marsi që gjithmonë është fillim i ringjalljes së jetës fillimin e pranverës, unë të uroj Ty Ilir Meta dashuria e jetës sime që gjithmonë ma ke bërë jetën sa me sfida por shumë të bukur, me emocione dhe dhuratat më të bukura që mund të ekzistojnë Bora,Besi dhe Era që janë pasuria dhe jeta jonë. Të uroj jetë të gjatë dhe qofsh kështu si je, i lirë siç ke emrin Ilir. 🙏

Të dua Ilir Meta si një adoleshente e dashuruar përjetësisht.” shkruan Kryemadhi.

Top Channel