Policia zbulon identitetin, ja kush është i riu që vrau 10 persona në Colorado të SHBA-së

24/03/2021 04:54

Autori i sulmit të përgjakshëm brenda një marketi në Colorado të SHBA-ve është bërë publik dhe bëhet fjalë për një të ri të lindur në Siri.

Ai gjatë ditës së djeshme vrau 10 persona përfshirë edhe një zyrtar policie së bashku me vëllain e tij. Siç raportojnë mediat amerikane, ai ka probleme mendore dhe është shumë gjaknxehtë.

Ahmad Al Aliwi Alissa, 21-vjeç nga Colorado, tani përballet me dhjetë aktakuza, përfshirë për vrasje të shkallës së parë. I dyshuari që u qëllua në këmbë, është hospitalizuar dhe gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme. Ai pas trajtimit të plotë pritet të transferohet në burg.

Top Channel