Rama, i bindur se në Tiranë PS fiton 20 mandate. Këshilla e vetme për Majkon

23/03/2021 20:41

Kryeministri Rama është ndalur në Tiranë në turin e tij për prezantimin e kandidatëve për deputetë, teksa shprehu bindjen se Partia Socialiste do të fitojë 20 mandate.

Sipas Ramës skuadra e Partisë Socialiste në Tiranë është në lartësinë e pritshmërisë së publikut, teksa bëri një krahasim me kandidatët e Partisë Demokratike, ku disa emra i cilësoi si mbetje të shekullit të kaluar.

Nga kandidatët e PS ka veçuar Najada Çomon dhe Luljeta Bozon duke thënë se kanë pasur rol  të rëndësishëm gjatë pandemisë dhe tërmetit. Për Pandeli Majkon i cili është i 19 në listën e Tiranës tha se në mandatin e ardhshëm do të renditet i 20-ti dhe atëherë do të flasë edhe për Teatrin Kombëtar, duke nënkuptuar me këtë qëndrimin e ish-kryeministrit lidhur me këtë çështje.

Top Channel