Të moshuarit +80 do të vaksinohen me vaksinën ruse, Tomini tregon si do të bindin ata që hezitojnë

23/03/2021 22:17

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se të moshuarit +80 do të vaksinohet me vaksinën ruse Sputnik V.

Zv ministrja Eugena Tomini ka sqaruar në “Open” se hezitimi mund të ekzistojë, ashtu sic ndodhi me mësuesit që do të vaksinoheshin me AstraZeneca, por theksoi se mënyra më i mirë për t’i bindur është transparenca.

Tomini: Kjo përvojë nuk ishte vetëm për AstraZeneca. Grupet hezitues ekzistojnë në vaksinimet masive dhe politika është njoftimi dhe transparenca për efektet anësore. Që në dhjetor ka kaluar në një gradë më të lartë alerti për efekte më minimale deri tek ato madhore që nuk ka pasur raste deri tani as nga Pfizer, as nga AstraZeneca. Ndërkohë do të vijojë publikimi transparent i çdo efekti anësor dhe do të jetë në mënyrë publike dhe promovimi kundrejt efekteve që ka.

Sallanda: Nuk ka vend për hezitim, vaksina duhet bërë.

Top Channel