Përgatitjet për euro 2023/ Kombëtarja e të rinjve është grumbulluar në stërvitje

23/03/2021 15:43

Kombëtarja shqiptare e U21 nisi këtë të hënë grumbullimin 10 ditor të saj në kuadër të përgatitjeve të kualifikueseve Euro 2023 të cilat do t’i nisë në muajin qershor.

Në listën e të përzgjedhurve të Alban Bushit spikat prania e shumë futbollistëve që aktivizohen në kampionatin shqiptar mes të cilëve edhe lojtarët e Parttizanit dhe Tiranës, Tedi Cara dhe Jurgen Celhaka që vijnë në këtë grumbullim në momentin e tyre më të mirë.

Tedi Cara/Futbollist i Kombëtares U2: ky grumbullim vjen në momentin e duhur se kam zhvilluar edhe disa ndeshje me Partizanin me të cilin kam shënuar gola. Vij nga disa paraqitje të mira. Kjo ftesë ngre moralin tim personal, shpresoj që të jap më të mirën edhe këtu. ne do të hyjmë gjithnjë të japim maksimumin.

Jemi shokë, kjo grupmoshë ka shumë lojtarë që po aktivizohen në Superligë besoj se do të kemi një ekip të fortë për të përballuar kundërshtarët
Jurgen Celhaka: Ndjehem shumë mirë. Kur vjen ftesa nga kombëtarja është një privilegj. vij nga një moment shumë i mirë. Do të jap maksimumin për kombëtaren Gjithnjë ekiopi kuqezi ka spikatur për frymën e grupit dhe kjo është pika më e fortë që na karakterizon .

Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një nuk duhet të kemi frikë nga askënd. Mndoj se vetëm Anglia është më lart.

Top Channel