Kuvendi miraton aktin normativ për marrjen e vaksinave/ Votohen 10 projektligjet për Reformën në Drejtësi

23/03/2021 14:01

Kuvendi ditën e sotme ka miratuar projektligjin ku ministrja e Shëndetësisë lejohet të zhvillojë bisedime e negociata me prodhuesit e vaksinave anticovid.

Është miratuar me 95 vota pro Akti Normativ për marrjen e vaksinave ruse e kineze.

“Akt Normativ nr. 6 datë 10.03.2021 “Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të çertifikuara nga trupa çertifikuese në vendin e prodhimit të tyre.”

Kuvendi ka miratuar ndryshimet e Reformës në Drejtësi, ku janë votuar pro për 10 projektligjet.

Kurse me 94 vota pro është votuar nga deputetët procedura e veçantë për negocimin me Bechtel për ndërtimin e Skavicës.

Edhe pse ishin jashtë listës ditore të seancës së Kuvendit, sot u votuan edhe 10 projektligje të Reformës në Drejtësi.

Ato janë:

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.3.31995 “Kodi i procedurës penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar””

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996, “Kodi i procedurës civile i Republikës së Shqipërisë””, të ndryshuar””

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar””

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë””

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar””

Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore””

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 49/2012, datë 03.05.2012, “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të ndryshuar””

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

Top Channel