Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama: Vetëm numrin e Pandeli Majkos do përmend, uroj që Elisës të mos i mbetet hatri

23/03/2021 16:57

Kryeministri Edi Rama ka folur para kandidatëve për deputetë në listën e PS për qarkun e Tiranës duke thënë se do të përmendë vetëm numrin e Pandeli Majkos pasi është objektivi minimal i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa Majko theksoi se konkurrencën e kanë me njëri tjetrin, jo me opozitën, të cilët i cilëson si grup njerëzish që përpiqen të mbijetojnë në politikë.

Rama: Duke qenë që pas meje, Pandi është i dyti që ka marrë gjithçka nga PS dhe për këtë është i vetëdijshëm ashtu si dhe unë, është treguar shumë i gatshëm që t’i përgjigjet edhe asaj që është kërkesa e natyrshme e kësaj beteje që të jetë aktiv  në këtë fazë të ndeshjes ndërsa fushata fillon zyrtarisht për pak ditë dhe ne duhet të jemi shumë të pranishëm jo vetëm në territor, me komunikimin e afërt me njerëzit por edhe në komunikimin publik.

Majko: Kam një lloj presioni në këto zgjedhje dhe kjo nuk vjen se jam i 19-i në listë, por nga pesha e përgjegjësisë që besoj e ka secili prej nesh. Kjo ka tëq bëjë me faktin se Tirana është sheshbeteja kryesore. Këtu nuk jemi vetëm për të diskutuar matematikën. Këtu çështja shtrohet më thelbësore. Ky nuk është ekip mbijetese por shprese, i cili bën një diferencë të madhe me ekipin që kemi përballë, i cili është një grup njerëzish që përpiqen të mbijetojnë në politikë. Ekipi jonë i bën të qartë të gjithë njerëzve, por në radhë të parë socialistëve dhe votuesve të PS dhe tani jemi shumë afër shkruajtjes së historisë, marrjes së një mandati të tretë. Por kjo nuk është kaq e thjeshtë. Tirana nuk është thjesht kryeqyteti, por Shqipëri e kondensuar. Dhe përballë ekipit të mbijetesës, kemi ardhur pa diskutuar kush është vija e zjarrit apo e sulmit. Ne jemi një ekip. Dëshiroj t’i drejtohem ekipit të Tiranës që votën për secilin prej tyre e ka së pari votë për PS për të vijuar me këtë ndryshim. Këtu fle krye ëndrra, prandaj kemi detyrimin të bëjmë një krye fushatë.

Rama: 19 është i vetmi numër që mund të përmend sepse përsa më takon, unë di dhe do përmend vetëm numrin e PS, pastaj i takon të gjithëve të bëjnë zgjedhjen e tyre, por 19 është një numër që e përmend se është i Pandit dhe e dyta se është objektivi ynë minimal në Tiranë dhe se do fitojmë 20 deputetë. E fundit, kur Pandi të jetë i 20-i në zgjedhjet e tjera, do flasi për teatrin e ri kombëtar sic foli për stadiumin sot. Shpresoj që Elisës të mos i mbetet hatri që unë përmend vetëm numrin 19.

Top Channel