Virusi që shkakton të ftohtin e zakonshëm, mundet me efikasitet të nxjerrë virusin e Covid-it jashtë qelizave të trupit.

Në këtë përfundim kanë dalë shkencëtarët e Universitetit të Glasgoët, sipas të cilëve, disa viruse dihet se konkurojnë mes tyre se kush do të shkaktojë i pari infektimin. Shkencëtarët thonë se duket se rhinovirusi që shkakton të ftohtin mund ta mundë koronavirusin.

Përfitimet mund të jenë jetë shkurtra por rhinovirusi është aq i përhapur sa që mund të ndihmojë në ndaljen e Covid 19.

Nëse mendohet hunda, fyti dhe mushkëritë, si një shtëpi virusesh, kur këta të fundit hyjnë brenda, mund ta lënë derën hapur për të lënë viruse të tjera ose mund ta mbyllin dorën dhe ta mbajnë shtëpinë e re për vete. Gripi është një nga viruset më egoiste në qarkullim dhe thuajse gjithmonë infekton i vetëm. Të tjerë, si adenoviruset, duken më të predispozuar për të ndarë shtëpinë.

Ka pasur shumë spekulime se si virusi që shkakton Covid-in, i njohur edhe si Sars Cov 2, do të pozicionohej në botën misterioze të ndërveprimit mes viruseve. Sfida për shkencëtarët, është që një vit distancim social, të ngadalësojë përhapjen e të  gjithë viruseve dhe kjo e ka bërë më të vështirë për ta studiuar.

Shkencëtarët në qendrën e kërkimit në Glasgow, përdorën një imitim të hyrjes së virusit në rrugët tona frymore, përmes të njëjtit lloj qelizash, dhe e infektuan atë me Sars Cov 2 dhe rhinovirus, me këtë të fundit që është një prej infektuesve më të përhapur tek njerëzit dhe që shkakton të ftohtin e zakonshëm. Nëse ata lëshoheshin në të njëjtën kohë, vetëm rhinovirusi ishte i suksesshëm. Nëse ky i fundit lëshohej 24 orë para, Sars Cov 2 nuk kishte asnjë mundësi të hynte ndërsa nëse Sars Cov 2 ishte 24 orë në avancë, rhinovirusi sërish e dëbonte atë.

 

 

Top Channel