Pilotët e bombarduesit rus vriten nga aktivizimi aksidental i lëshimit para ngritjes (fotot)

23/03/2021 17:58

Tre anëtarë të ekuipazhit të një bombarduesi rus janë vrarë sot kur lëshueset e sediljeve të tyre u aktivizuan aksidentalisht teksa avioni përgatitej për ngritje.

Incidenti ndodhi para fluturimit stërvitor të bombarduesit supersonik të rangut të largët Tu-22M3 në pistën ajrore ushtarake të Shaykovka.

Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi ngjarjen e rëndë duke thënë se pilotët ishin lëshuar aksidentalisht në ajër, në një lartësi të pamjaftueshme për të hapur parashutat. Tre pilotët kishin goditur tokën duke pësuar plagë vdekjeprurëse.

Avioni nuk ishte i pajisur me armatime bërthamore në kohën e incidentit në pistën ajrore, rreth 300 km në jugperëndim të Moskës.

Vadim Beloslyudtsev, komandanti i forcës së bombarduesve Tu-22M3, u konfirmua mes të vrarëve.

Dy pilotët e tjerë, të emëruar si Major Sultanov dhe instruktori i fluturimit Podsoblyaev, gjithashtu u konfirmuan të vrarë në incident.

I vetmi i mbijetuar ishte pilotuesi i avionit që kishte lidhur sediljen e tij para lëshimit të paqëllimshëm.

Vdekja e Beloslyudtsev konsiderohet si një goditje e rëndë për forcat e armatosura ruse. Oficeri i lartë 48 vjeçar kishte 540 orë fluturimi eksperiencë me flotën e Tupolev para se të promovohej në komandant.

Minsitria ruse e mbrojtjes tha: “Gjatë përgatitjeve për fluturimin e Tu-22M3 sistemi lëshimit pësoi avari në pistën ajrore të rajonit të Kaluga. Prej lartësisë së pamjaftueshme për të dislokuar parashutat, tre anëtrë të ekuipazhit pësuan plagë të rënda pas rënies në tokë”.

Një grup hetimi është dërguar në Kaluga për të hetuar tragjedinë e bombarduesit bërthamor.

Edhe tre vjet më parë një Tu-22M3 shpërtheu në flakë dhe u nda në dy pjesë teksa tentonte një ulje emergjence në rajonin Arktik.

Bombarduesi Tupolev – në shërbim që prej epokës sovjetike – ka një ekuipazh prej katër vetësh dhe mund të godasë objektiva deri në 4,350 milje larg bazës.

FOTO GALERI
1/7
Tre anëtarë të ekuipazhit të një bombarduesi rus janë vrarë sot kur lëshueset e sediljeve të tyre u aktivizuan aksidentalisht

Top Channel