Gjykata rrëzon FRD, a do dalin nga zyra? Shehu: Bashkia e di, jemi në proces gjyqi!

23/03/2021 11:35

Kreu i FRD Sali Shehu në një deklaratë për mediat tha se megjithëse sot është afati i fundit që u ka lënë bashkia për të liruar zyrat, ata janë në proces gjyqi dhe nuk do dalin. Por në fakt Gjykata Administrative e Tiranës ka pushuar çështjen e ngritur nga Fryma e Re Demokratike, që kundërshton lirimin e ambienteve në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë Sali Shehu për mediat tha se kanë dorëzuar një padi në gjykatë për veprimet e bashkisë dhe për 5 ditë pritet të flasë gjykata, por në fakt ai për 5 ditë mund vetëm, të ankimojë sepse gjykata tashmë është shprehur.

Sali Shehu: për tu bërë me dije ne lidhje me situatën që është FRD, Fryma e Re Demokratike ka në status aktin, mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe respektimin e institucioneve të shtetit. Kjo është në përputhje me filozofinë e një partie ne fushatë.
Kemi bërë thirrje për bashkëpunim, që t’i japi rrugë kësaj çështje.

A do i lironi zyrat?

Shehu: Kemi depozituar kërkesë në gjykatën e shkallës së parë për të ndaluar aktet e paligjshme të bashkisë, kjo është një procedurë rutinë, tani, kemi diskutuar dhe padinë për shqyrtimin e çështjes në themel, kërkesa sot bashkë me masën e sigurisë do shqyrtohet brenda 5 ditëve.
Se jemi në fushatë dhe unë garantoj që FRD do ketë rezultate spektakolare. Tani ne kërkojmë, dhe i bëj thirrje Velias të sillet si kryetar jo si drejtues i PS.

Ne do u bëjmë thirrje insititucioneve ndërkombëtarë se jemi në rrugën e ligjit. Jemi në selinë tonë që na i garanton ligji. Kemi shkresën e paligjshme të policisë bashkiake. Tani presim vendimin e gjykatës, që do ta marrim në shqyrtim.

Ne kemi garanci ligji, neni 22 pika 2., jo vullnetin dhe Maliqin. sot është afati fundit ne vazhdojmë gjyqin, ne jemi në gjyq, bashkia e di.

FRD ka kërkuar nëpërmjet deklaratave publike dhe komunikimit shkresor që Bashkia Tiranë të mos ndërmarrë asnjë veprim për lirimin e ambienteve në pronësi të saj, deri në shqyrtimin e kërkesës për marrjen e masës së sigurimit nga gjykata administrative e shkallës së parë, Tiranë.

Në seancën e sotme, FRD ndonëse kishte kërkuar me ngul që të pezullonte vendimin e Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave, para gjykatës pa asnjë argument ligjor ka kërkuar shtyrjen e seancës së sotme.

Pas tërheqjes së gjykatës për marrjen e një vendimi, Gjykata Administrative nuk e pranoi kërkesën e FRD, pasi mungon baza ligjore për një kërkesë të  tillë.

Top Channel