Dorina zbulon planet për të ardhmen: Do t’i bëj me financimet e mia një film qenit…

14/07/2020 19:07

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar trajnerja e fitness-it Dorina Mema.

Teksa po fliste për marrëdhënien tejet të veçantë me qenushin e saj “BOO”, Dorina zbuloi planet për të ardhmen që kanë të bëjnë pikërisht me kafshën.

Ajo tregoi se ka dëshirë që me financimet e saja t’i bëj një film qenit, duke u shprehur se “BOO-ja” e meriton plotësisht atë gjë.

“Do t’i bëj një film qenit, do ta financoj të gjithë vetë. E meritojnë, kaq dua nga njerëzit edhe ata që nuk e duan, të paktën ti japin një copë bukë”, tha Dorina.

Gjatë bisedës në studio, Dorina tregoi se qenin e ka për ditë të vështira. Ndërsa shtoi se kur e ka shtypur makina, i ka kënduar tre ditë ninullën e tij të preferuar që të ngrihej në këmbë.

“Kënaqësia ime është të mos vuajnë. Ky është zemra e mamit, është për ditë të vështira. Gjëja më besnike që më shikon në dritë të syrit. Kur e ka shtypur makina i kam kënduar tre ditë ninullën e tij, që të ngrihej në këmbë. Nuk e di unë i dua jashtëzakonisht shumë”, tha Dorina.

Top Channel