Presidenti Donald Trump deklaroi se ka “një marrëdhënie shumë të mirë” me Dr. Anthony Fauci pavarësisht njoftimeve të medias në fundjavë se administrata po minon zërin e një prej anëtarëve më të spikatur të ekipit të punës për koronavirusin. Edhe pse i komentoi në mënyrë të favorshme për marrëdhëniet e tij me kryekspertin, Trump shtoi megjithate se “ nuk është përherë dakort me të”.

Fauci, i cili drejton Institutin Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, është në ekipin e punës së Shtëpisë së Bardhë për përgjigjen ndaj COVID-19, sëmundja që vjen nga virusi që ka infektuar miliona amerikanë dhe që nuk po tregon shenja të dobësimit. Trump vazhdimisht ka kërkuar të minimizojë seriozitetin e pandemisë ndërsa Fauci jo.

“Nuk duhet të ngushëllohemi dhe të themi se kemi një nivel më të ulët të vdekshmërisë,” tha ky i fundit javën e kaluar. “Ka shumë gjëra të tjera që janë shumë të rrezikshme dhe të këqija në lidhje me këtë virus. Nuk duhet të biem në vetëkënaqësi të rreme.”Presidenti gjithashtu ka hedhur dyshime për disa nga masat e sigurisë publike të mbrojtura nga Fauci dhe profesionistë të tjerë të shëndetit.

“Ata duhet të na tregojnë liçencat e tyre mjekësore, të cilat në fakt nuk i kanë, “tha kongresmeni Ami Berra, mjek i kreut te Shtëpisë së Bardhë. Javën e kaluar, Trump tha se mendonte se udhëzimet e CDC-së për rihapjen e shkollave ishin shumë të ashpra, jopraktike dhe me kosto

Top Channel