U sulmua nga një peshkaqen/ Gruaja nuk heq dorë: Ende jam e dashuruar me ata…

14/07/2020 21:07

Një grua në Australi është sulmuar nga një peshkaqen, por megjithatë ajo nuk ka hequr dorë prej tyre dhe teksa ishte duke hyrë për në ambulancë, thërriti se ende i dashuron ata.

Gruaja 29-vjeçare, pësoi lëndime të shumta në këmbë, pasi u kafshua nga një peshkaqen teksa po notonte në ishullin Fitzroy. Autoritetet u angazhuan me helikopter nga ajri dhe me trupa tokësore për të bërë të mundur shpëtimin e gruas.

Unë e ende i dua peshkaqenët. Ata janë të bukur”, është dëgjuar të thotë gruaja.

Sakaq, kujtojmë se në 10 ditët e fundit tre presona janë sulmuar nga peshkaqenët në Australi, njëri prej të cilëve, humbi jetën si pasojë e plagëve të shumta.

Top Channel