E martë, 22 Dhjetor 2020
12:35
Rreth 78 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në rreth 78 milionë.

12:30
“Jam deputet, do futem pa radhë”, zonja e moshuar debat me deputetin Jenishehri: Edhe President të jesh nuk ke të drejtë…

Një zonjë e moshuar është filmuar teksa debaton me, Selami Jenisheri deputet i opozitës në Kuvend. Ajo duket se e ka ndaluar deputetin e Kuvendit të Shqipërisë që të futet pa radhë në një institucion.

12:29
Skandali me vaksinat/ “BE vonoi qëllimisht blerjen”

Komisioni Evropian akuzohet se ka ngadalësuar dhe kufizuar blerjen e dozave të vaksinës antiCovid, të prodhuara nga BioNTech dhe Pfizer sepse nuk donte të dëmtonte grupin francez Sanofi, me të cilin tashmë ka nënshkruar një kontratë, por që po vonohet me krijimin e variantit të tij të vaksinës.

12:27
Ndriçohet kalaja e Rozafës/ Projekti do t’i rikthejë dritën pas 8 vjetësh errësirë

Pas me shumë se 8 vitesh në errësire, me ne fund kalaja e Rozafës në Shkodër do të ndriçohet.

12:24
Gjermania kundër embargos së armëve ndaj Turqisë

Gjermania është kundër kërkesave të Greqisë për vendosjen e embargos të armëve ndaj Turqisë, për shkak të tensioneve në Mesdheun Lindor, theksoi ministri i Jashtëm gjerman.

12:21
Restaurohet kisha e Pllanës/ Objekti i kultit, ndër më të vjetrit në Shqipëri

Kisha “Shen Barberes”, një prej kishave më të vjetra në Shqipëri është shpallur prej shumë vitesh monument kulture.

12:20
Covid-19, Spanja shënon sërish rritje të rasteve të reja

Spanja ka regjistruar edhe 22.013 raste të tjera të koronavirusit (COVID-19), midis të premtes dhe të hënës, pra më shumë se fundjava e shkuar.

12:19
Kthimi i emigrantëve/ Lëvizje edhe në portin e Vlorës

Rreth 116 pasagjerë kanë mbërritur këtë të martë në Portin e Vlorës, me tragetin e linjës së Brindissit.

12:15
Nuk kanë fund telashet për Ellen Degeneres: Fotografohet pa maskë në rrugë disa ditë pasi njoftoi infektimin me Covid-19

Aktorja e humorit u pa jashtë, në një parkim, teksa qëndronte vetëm ndërsa mbante maskën rreth qafës.

12:13
Shërbime me mjete personale/ Mjekët kërkojnë ndihmë për infektimet në Finiq

Në bashkinë e Finiqit, ku 80 % e popullsisë është në moshë pensioni dhe ku gati 1700 të moshuar jetojnë vetëm, në familje me një anëtar, tani infektimet me Covid 19 po arrijnë kulmin.

12:12
Data e zgjedhjeve në Kosovë/ Presidentja Osmani fillon konsultimet me parti politike

Kosovë- Pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e saj, ku rrëzoi qeverinë Hoti, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani fillon sot konsultimet me partitë politike.

12:11
Nesër Kukësi-Tirana/ Përballja më e rëndësishme e javës së 10-të Superligës

Kukësi -Tirana do të jetë përballja më e rëndësishme në letër të paktën në këtë javë të parë të fazës së dytë të Superligës.

12:07
Yuri Kim e kujdesshme me masat anti-COVID/ Nuk lë cep pa spërkatur me dezinfektues

Pak para nënshkrimit të marrëveshjes së ekstradimit mes Shqipërisë dhe SHBA-ve ditën e sotme, ambasadorja Yuri Kim dha një mesazh të fortë për të pranishmit por jo vetëm, me veprimin e saj.

12:07
Mbërrin “bomba” e motit/ Për Krishtlindje vjen vorbulla arktike

Do të jetë një Krishtlindje “ngrice” në Itali kjo e sivjetshmja, sipas Corriere della Sera-s, me reshje dëbore, sidomos në verilindje.

12:04
Wake Up/ Tritan Shehu rrëfen masat që duhet të marrin njerëzit për mutacionin e SARSCoV2

Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë, ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për mutacionin e SARSCoV2 dhe masat që duhet të marrin njerëzit.

12:01
Kosovë/ KQZ: Do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses lidhur me personat e dënuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se do të respektojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit iu pamundësohet kandidimi në zgjedhje të gjithë atyre personave që në tre vjetët e fundit kanë qenë të dënuar me vendim të shkallës së prerë për ndonjë vepër penale.

11:56
Biden lavdëron Trump-in: Vaksina, edhe meritë e tij!

Pasi bëri në sytë e publikut dozën e parë të vaksinës së Pfizer-it dhe BionTech-ut, presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden e pati dhe një lavdërim për paraardhësin e tij, Donald Trump.

11:50
Betohet sot para presidentit Meta anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj

Ditën e sotme në institucionin e Presidencës do të mbahet ceremonia e betimit të Altin Binajn, anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Mësohet se ceremonia pritet të zhvillohet në orën 12:30.

11:42
Prag Krishtlindje, të famshmit tregojnë zbukurimet në shtëpitë e tyre

Yjet amerikan kanë zgjedhur dekore të veçanta për të pritur 2021-shin.

11:42
LVV: Vendimi i Kushtetueses nuk ia ndalon Kurtit të garojë në zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, lidhur me ndalimin e personave të dënuar që të marrin pjesë në zgjedhje, nuk do të ketë ndikim te kandidimi në zgjedhje i liderit t kësaj partie, Albin Kurtit dhe anëtares së kryesisë, Albulena Haxhiut.

11:36
Kosovë/ ​Zgjedhjet e reja, AAK mbledh strukturat e partisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbledhur strukturat e partisë një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku e shpall të pavlefshme Qeverinë Hoti dhe rrjedhimisht dërgon vendin në zgjedhje të reja.

11:30
Orari i ri kufizues, reagon Imzot George Frendo:Vendim i nxituar dhe diskriminues…

Imzot George Frendo  ka reaguar për vendimin e Komiteti Teknik të Ekspertëve lidhur me masat e reja kufizuese ku parashikohet që nga ora 20:30 deri në orën 06:00 Shqipëria të jetë në karantinë.

11:30
Covid-19 edhe në Antarktidë/ I pari rast në kontinentin e akullt

Covid-19 ka mbërritur edhe në Antarktidë. Kjo është hera e parë që shënohet prania e sëmundjes në kontinentin e akullt, i cili deri të hënën ishte i fundit që kishte mbetur pa u prekur nga koronavirusi.

11:29
​Distria Krasniqi rrëzon Daria Bilodid, rezervon vendin e parë

Kampionia aktuale botërore e kategorisë -48 kg, Daria Bilodid, është rrëzuar nga froni i më të mirës, nga xhudistja kosovare Distria Krasniqi.

11:22
IKMT shemb 30 objekte në Gjirin Lalëzit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm një operacion në Gjirin e Lalzit.

11:22
Rivalitet i vjetër, Juve e mbyll vitin ndaj Fiorentinës në Allianz Stadium!

Ndeshja e fundit e Juventusit për vitin 2020 do të jetë ajo në Allianz Stadium ndaj Fiorentinës.

11:18
Shijak/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, FNSH rinis kërkimet për trupin

Policia, me ndihmën e FNSH-së ka rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të Jan Prengës, i cili u rrëmbye dhe u vra në muajin janar të këtij viti.

11:18
BioNTech: Mund ta bëjmë vaksinën kundër variantit të ri të koronavirusit

Kompania BioNTech tha të martën se është “shumë e mundshme” që vaksina e saj kundër koronavirusit të funksionojë kundër variantit të ri të koronavirusit të zbuluar në Britani të Madhe.

11:17
Kina përgatitet për një vaksinim masiv të popullsisë

Vaksinimi nëpër botë po fillon në shkallë të gjerë për koronavirusin, zyrtarët kinezë të shëndetësisë thanë se po punohet për vaksinën anticovid ku do vaksinohet popullsia sa më shpejt të jetë e mundur.

11:16
Premier League/ Chelsea mposht West Ham 3-0

Chelsea harroi 2 humbjet radhazi të pësuara ndaj Evertonit dhe Wolverhamptonit dhe rikthehet te fitorja në kampionatin anglez të futbollit teksa mposhti lehtë në Stamfoprd bridge West Ham në derbin londinez me rezultatin 3-0.

11:12
Marrëveshja e ekstradimit me SHBA/ Yuri Kim: Nuk do të ketë strehë për kriminelët! Mbështesim SPAK për zbatimin e reformën

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dhe masazhin e fortë se në Shqipëri apo SHBA nuk do të ketë strehë të sigurt për kriminelët që përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë.

11:08
Pronat e krimit, gabimet e policisë/ Misioni i OFL-së dhe SPAK-ut

Në 31 janarin e vitit 2021 mbushet plot një vit nga akti normativ për verifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të krimit, bazuar në të dhënat e policisë, e cila ndërvepron me prokurorinë speciale SPAK.

11:02
Izraeli nis fluturimin e parë të drejtpërdrejtë me Marokun

Fluturimi i parë i drejtpërdrejtë komercial me dhëndrin dhe këshilltarin e presidentit në largim të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, në bord, sot është ngritur nga aeroporti Ben Gurion i Izraelit për në Marok.

11:01
5 mijë lekë për policin! Do përjashtohet nga hetimet e SPAK

Prokuroria Speciale do të shtojë numrin e prokurorëve. Rritja e numrit të dosjeve që kanë kaluar për hetim në këtë prokurori ka rritur ndjeshëm nevojën për më shumë staf, për të përballuar volumin e madh të dosjeve të krimit dhe korrupsionit.

10:57
“Bllokadë” nga Mali i Zi/ Shqiptarët kalojnë vetëm me test

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka prezantuar masa të reja, për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

10:50
Protestuesit antiCovid sulmojnë parlamentin në Oregon

Protestues të armatosur antiCovid sulmuan ndërtesën e Capitolit në Oregon, thonë mediat vendase, gjatë kohës që legjislatura shtetërore ishte në një seancë.

10:50
Shokuese! Humb duart dhe këmbët nga koronavirusi, mësuesja ka një apel të fortë për të gjithë

Pasi u infektua nga Covid-19, Caroline Coster nga Bedford humbi duart dhe këmbët e saj pasi gjendja shëndetësore u përkeqësua.

10:40
Tajvani raporton rastin e parë me COVID-19 që nga prilli

Tajvani ka gjetur rastin e parë lokal të koronavirusit që nga prilli i këtij viti, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, duke i dhënë fund shtrirjes më të gjatë në botë pa infeksione vendore.

10:39
Tiranë/ I bie zjarr në banesë, humb jetën 50-vjeçari

Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Njazi Meka”, ku ka rënë zjarr në një banesë dhe si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën P.C., rreth moshës 50 vjeç.

10:33
BE, vaksina antiCovid/ Mbrojtje edhe ndaj variantit të ri

Pas miratimit një ditë më parë të vaksinës së Pfizerit e BionTech nga BE-ja, tani nisin përgatitjet për hapat e ardhshëm të bllokut.

10:33
Vrasja e Brandon Bregut në Spanjë, media spanjolle nxjerr detaje të reja

42-vjeçari me kombësi shqiptare, Brendon Bregu, u qëllua për vdekje të Premten e kaluar në tarracën e një pub-restoranti britanik në Albir, në l’Alfàs del Pi.

10:31
E gjithë vëmendja tek Nora Istrefi, shfaqet në super formë (FOTO)

Këngëtarja Nora Istrefi, gjatë këtyre ditëve ka qenë mjaft aktive me postime në rrjetet sociale.

10:31
Disa shenja që tregojnë se mund të jeni intolerant ndaj sheqernave

Ne shpesh nuk arrijmë t’i njohim simptomat e intolerancës së karbohidrateve dhe madje gabimisht mund ti marrim si shenja të problemeve të tjera. Kjo gjendje shfaqet kur trupi juaj nuk mund të tresë në mënyrë efektive ushqime që përmbajnë niseshte ose që kanë shumë sheqer, si pjata të përpunuara, disa fruta dhe qumësht.

10:25
Shembet qeveria Hoti/ Kosova, pranë zgjedhjeve të reja

Ushtruesja e detyrës së presidentit në Kosovë, Vjosa Osmani takohet sot me përfaqësuesit politikë për të diskutuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

10:21
SHBA, hakerët grabisin kodet e hyrjes në Departamentin e Thesarit

Dhjetëra llogari email-i të punonjësve në Departamentin e Thesarit janë kompromentuar nga hakerë të sofistikuar, përgjegjës për një fushatë të gjerë spiunazhi kundër agjencive federale amerikane, pohoi zyra e Senatorit Ron Wyden.

10:20
LISTA/ Ja kush janë 842 familjet fituese të kredisë së butë për strehim nga Bashkia e Tiranës

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi dje listën me 842 familje dhe çifte të reja, të cilat përfitojnë nga programi i kredisë së butë. Ky program lehtëson çiftet e reja që të blejnë një shtëpi.

10:18
Kalim i paligjshëm i kufirit/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë

Një 36-vjeçar është vënë nën prangat e policisë pasi është përfshirë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetërorë, 20 shtetasve nga vendet e treta.

10:10
​SHBA fton partitë dhe institucionet të respektojnë vendimin e Kushtetueses

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

10:09
Kanadaja ndihmon palestinezët me 90 milionë dollarë

Kanadaja gjatë tre viteve të ardhshme do të dërgojë ndihmë prej gjithsej 90 milionë dollarëve (rreth 74 milionë euro) refugjatëve palestinezë që gjenden në Siri, Liban dhe Jordan, si dhe palestinezëve që jetojnë në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor

10:03
Kënga “Who am I” e Argjentina Ramosaj përzgjidhet si kolonë zanore e një filmi të huaj

Argjentina Ramosaj është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe të preferuara në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Kënga e fundit e Argjentina Ramosaj është zgjedhur si kolonë zanore e filmit “River”.

09:54
​105 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 18 në gjendje më të rëndë

105 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga spitali njoftojnë që 74 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 18 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

09:54
Gjermani/ Steinmeier bën thirrje për gatishmëri për vaksinim

Eshtë një akt solidariteti, të vaksinohesh ndaj koronavirusit, tha presidenti i Gjermanisë. Fundi i pandemisë megjithatë ende nuk është arritur as me vaksinën.

09:51
Ambasada amerikane bën thirrje për respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë u ka bërë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

09:49
Manjola Nallbani tërhiqet nga “Festivali i Këngës”, shkak infektimi me covid-19

“Ora e jetës” titullohej kënga me të cilën këngëtarja konkuroi në festivalin e fundvitit. Por pas natës  së parë të festivalit, Manjola tregon arsyen që e detyruan të tërhiqej.

09:48
Irani dhe Afganistani diskutojnë çështje sigurie

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit të Afganistanit është sot në Teheran për një vizitë një ditore me ftesë të Shamkhani.

09:39
Lufta e fshehur në familjen Trump, Melania e konsideron Ivankën një “gjarpër”

Kur bëhet fjalë për Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner , Melania Trump i referohet duke i quajtur “gjarpërinjtë”.

09:35
Sauditët kërkesë Trump-it për imunitet gjyqësor ndaj Princit të Kurorës Saudite

Trump në axhendën e tij ka vendosur të japë imunitetin gjyqësor për Muhamed bin Selman, i akuzuar për përpjekjen për të vrarë një ish-oficer të inteligjencës Saudite.

09:31
“E vetmja shkollë në gjuhën shqipe në Rozhajë “/ Cakaj: Qeveria shqiptare kontribut në rindërtimin e shkollës fillore ‘Dacaj’

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook bëri me dije se qeveria shqiptare do të kontribuojë në rindërtimin e shkollës fillore ‘Dacaj’, pas dëmtimeve të marra nga zjarri i rënë në muajin maj, duke vlerësuar rëndësinë e patjetërsueshme të kësaj shkolle si e vetmja shkollë në gjuhën shqipe në Rozhajë dhe si shkolla fillore më e vjetër në Mal të Zi.

09:28
Dy prej tyre të shpallur në kërkim/ Arrestohen 5 të rinj në Lezhë

Lezhë – 5 persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës, ku dy prej tyre rezultojnë të shpallur në kërkim.

09:27
Masakroi për para çiftin Pasho! Kush është vrasësja

Prokuroria Italiane që prej ditës kur u zbuluan trupat e masakruar të Shpëtim dhe Teuta Pashos nga Vlora ka hetuar intensivisht, duke marrë shumë prova e dëshmi.

09:26
Rikthehet Ed Sheeran, publikon këngë të re

Këngëtari publikoi të hënën këngën, “Afterglow”. Është kënga e parë që ai publikon pasi u bë baba me fëmijën e parë në muajin  gusht.

09:21
Arjoni harron Anën? Dalin fotot intime në vaskë me modelen

Arjon Luli rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve disa javë më parë për shkak të fotos që publikoi në rrjetet sociale, ku shfaqej në shtrat me Ana Lleshin.

09:17
OBSH: Nuk ka asnjë provë që lloji i ri i COVID-19 shkakton “sëmundje të rëndë ose vdekje”

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus raportoi se nuk ka asnjë provë që lloji i ri i koronavirusit (COVID-19) shkakton “sëmundje të rëndë ose vdekje”.

09:14
Turqia izolon të gjithë pasagjerët e huaj nga Evropa dhe Afrika e Jugut

Turqia izoloi udhëtarët që mbërrinin nga Britania e Madhe, Danimarka, Holanda dhe Afrika e Jugut edhe nëse ata rezultonin negativ në testin për COVID-19, deklaroi ministri i Shëndetësisë i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

09:10
Dyfishohet numri i gazetarëve të vrarë si shenjë hakmarrjeje

Numri i gazetarëve të vrarë për shkak të punës së tyre është dyfishuar këtë vit, duke rezultuar me rritje të vrasjeve të lidhura me punën, është thënë në raportin e Komitetit për Mbrojtje të Gazetarëve.

09:07
Raporti i OKB zbardh trafikun e qenieve njerëzore! Shqiptarët paguajnë rreth 4,700 euro për të ikur

Shqipëria e ka siguruar lirinë e lëvizjes në vendet e BE-së që në vitin 2011 dhe është një vend europian, por shqiptarët ende paguajnë kosto të larta, gati të njëjta me ato të vendeve afrikane për të hyrë në mënyrë të paligjshme kryesisht në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

09:06
Rastet me COVID-19 sërish në rritje në Spanjë

Spanja ka regjistruar edhe 22.013 raste tjera të koronavirusit midis të premtes dhe të hënës, pak më shumë se fundjava më parë.

09:05
Masakrimi i Shpëtim dhe Teuta Pashos/ Arrestohet ish e dashura e djalit të tyre

Vijojnë hetimet intensive të autoriteteve italiane lidhur me vrasjen e çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, të zhdukur që prej vitit 2015.

08:56
Kapet në Kukës 27-vjeçari i shpallur në kërkim

Një person i shpallur në kërkim është kapur dhe ndaluar në Kukës.

08:54
Vendimi i çuditshëm i Trumpit për ndërtesat federale: Duhet të jenë të bukura

Presidenti amerikan, Donald Trump ka lëshuar urdhër që ndërtesat e ardhshme federale duhet të jenë “të bukura” dhe mundësisht të ndërtohen në stil klasik grek, romak apo të ngjashëm.

08:49
A transmetohet virusi nga kartolinat apo dhuratat e Krishtlindjes?

A është i mundur infektimi me virusin korona përmes kartolinave apo dhuratave të Krishtlindjes?

08:43
Gjermani, arrihen shifra rekord infektimesh me COVID-19

Në Gjermani ka pasur 24 orët e fundit më shumë infektime të reja dhe më shumë të vdekur nga koronavirusi se një javë më parë. Megjithë uljen në maksimum të aktiviteteve shifrat janë alarmuese.

08:30
Varianti i ri i koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, shkencëtarët: Mund të infektohen ndjeshëm edhe fëmijët

Ditën e djeshme, shkencëtarët deklaruan se një variant i ri i koronavirusit, që po përhapet me shpejtësi në Britaninë e Madhe mbart mutacione, që mund të nënkuptojnë se fëmijët janë po aq të ndjeshëm ndaj infektimit sa të rriturit – ndryshe nga lloji i mëparshëm.

08:18
Covid-19, si është situata në kontinentin e Afrikës

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 540 mijë.

08:16
Sulmi në Departamentin amerikan të Thesarit “duket se ka qenë i madh”

Departamenti amerikan i Thesarit, një prej agjencive qeveritare të shënjestruara në sulmin masiv kibernetik, për të cilin është fajësuar Rusia, ka pësuar shkelje serioze “ndonëse shkalla ende nuk dihet”, ka thënë senatori Ron Wyden.

08:10
Ish-kryeministri Kurti raporton sot për menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë

Sot do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.

08:07
Kosovë/ 11 mijë e 134 raste aktive me COVID-19

Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, (IKSHPK) ka njoftuar edhe për 264 rate të reja me COVID-19. Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive, numri total i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 49 mijë e 169.

08:04
Osmani do t’i ftojë partitë politike për konsultim rreth datës së zgjedhjeve

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pritet qw sot t’ ftojë partitë politike për konsultim rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Kjo pas vendimit të Kushtetueses se Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo legjitime.

07:50
‘Ura tjetër po merr formë’- Rama poston pamjet nga punimet në Rrugën e Arbërit

Vazhdon puna për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, një ndër projektet më të mëdha në infrastrukturë të qeverisë.

07:24
Diell dhe ulje e lehtë temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

06:59
5 mënyra natyrale si të luftoni stresin, lodhjen dhe pagjumësinë

Sa më shumë ta dëgjoni trupin tuaj aq më shumë do të mësoni si për mënyrën e funksionimit të atij ashtu dhe për nevojat ditë pas dite. Nga problemet që njerëzit sot përballen më shumë është stresi dhe të gjithë efektet e tjera që ai lë pas si lodhje e vazhdueshme apo pagjumësi.

06:41
Kikirikët – Arrorët e duhur për të shmangur diabetin

Një studimi të ri, sugjeroi se konsumimi i kikirikëve para gjumit mund të ndihmojë në ruajtjen e nivelit të sheqerit në gjak,duke shmangur kështu diabetin e tipit 2. Studimi i cili u botua në fillim të këtij viti, u përqëndrua tek individët që patën luhatje të glicemisë nga argjërimi. Ky është një lloj prediabeti, ku nivelet e glukozës ngrihen ndërmjet vakteve, por nuk janë aq të larta sa për tu diagnostikuar me diabet. Pjesëmarrësit konsumuan 30gr kikirikë para gjumit për një periudhë gjashtë javore.

06:22
Kjo lëndë ushqyese lufton dobësimin e kockave dhe ankthin

Plakja mund të jetë një proçes i vështirë për trupat tanë,por nuk ka pse të jetë një luftë e vazhdueshme për sa kohë që kemi ushqyesit e duhur në regjimin tonë ushqimor.

06:06
Problemet me tiroiden/ Shkak 2 toksina që i hasni shpesh

Problemet me tiroiden janë shumë më të theksuara tek gratë dhe shumë më të shpeshta vitet e fundit. Për përhapjen e kësaj sëmundje, zyrtarët e shëndetit fajsojnë 2 toksina me të cilat mund të haseni çdo ditë.

05:35
Turqi, 254 të vdekur dhe mbi 19 mijë raste të reja me COVID-19

Turqia raportoi 19.103 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 3.412 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

04:24
SHBA/ Dhjetëra llogari emaili në Departamentin e Thesarit të kompromentuara nga hakerët

Dhjetëra llogari emaili të punonjësve në Departamentin e Thesarit janë kompromentuar nga hakerë të sofistikuar, përgjegjës për një fushatë të gjerë spiunazhi kundër agjencive federale amerikane, tha të hënën zyra e Senatorit Ron Wyden.

03:59
SHBA ngre akuza të reja lidhur me rrëzimin e avionit mbi Lokërbi

Prokurori i Përgjithshëm në largim, William Barr njoftoi të hënën akuza penale ndaj një të dyshuari tjetër për hedhjen të erë të avionit të kompanisë Pan Am mbi Lokerbi të Skocisë në 1988.

03:33
OBSH: Nuk ka prova se varianti i ri i koronavirusit është më i rrezikshëm

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se po studion variantet e koronavirusit që janë shfaqur në Britani dhe Afrikën e Jugut, duke shtuar se nuk ka ende prova se janë më vdekjeprurëse ose më të rënda se variantet ekzistuese dhe se përgjigja më e mirë është duke shmangur infektimin.

03:10
British Ariways kufizon udhëtimet ajrore për në Nju Jork pas shqetësimeve për variantin e ri të virusit

Kompania ajrore British Airways njoftoi të hënën se do të lejojë vetëm udhëtarët që rezultojnë negativë për koronavirusin të fluturojnë për në qytetin e Nju Jorkut. Masa ishte në përgjigje të thirrjeve nga Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo dhe kryetari i bashkisë së qytetit Bill De Blasio për të ndaluar udhëtimet ajrore nga Britania për shkak të një varianti të ri të koronavirusit.

02:48
SHBA pritet të shpallë kompanitë kineze e ruse me lidhje ushtarake

Administrata Trump ka në plan të publikojë të hënën një listë me kompani kineze e ruse të cilat dyshohet se kanë lidhje me ushtrinë, çka i kufizon ata të blejnë një gamë të gjerë mallrash dhe produktesh amerikane të teknologjisë, thanë zyrtarë të lartë të Departamentit të Tregtisë.

02:25
Barr: Nuk shoh arsye për Prokuror të Posaçëm për zgjedhjet dhe çështjen Hunter Biden

Prokurori i Përgjithshëm në largim William Barr tha se ai nuk shihte “asnjë arsye” për të caktuar një Prokuror të Posaçëm lidhur me pretendimet për manipulim të zgjedhjeve ose hetimin e taksave të djalit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

02:03
Bien rastet e reja në Greqi, por numri i vdekjeve vijon të jetë i lartë

Për të katërtën ditë Greqia regjistron shifra të ulta rastesh me Covid-19, por niveli ende i lartë i numrit të vdekjeve nga koronavirusi shqetëson shumë qeverinë greke.

01:44
Miratohet vaksina në Europë/ Më 27 dhjetor nis vaksinimi në të gjitha vendet e BE

Pas Rregullatorit të Bashkimit Evropian, edhe Komisioni Evropian ka ndezur dritën jeshile për vaksinën e Pfizer dhe BionTech për përdorim në 27 vendet anëtare të bllokut.

01:22
Izolohet Britania e Madhe/ Pezullohen fluturimet. Shkak shfaqja e mutacionit të Covid-19

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britani të Madhe nuk është ende jashtë kontrollit dhe mund ta frenojmë duke përdorur masat ekzistuese kundër pandemisë, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

00:57
Biden bën vaksinën live/ Presidenti i zgjedhur i kërkon amerikanëve që të vaksinohen: Është e sigurt

Presidenti i zgjedhur amerikan e mori dozën e parë të vaksinës së Pfizer dhe Biontech kundër koronavirusit, në një transmetim live, në mbështetje të përpjekjeve të zyrtarëve publik për të bindur amerikanë se vaksina është e sigurt.

00:40
Vota e Etem Arifit e pavlefshme/ Gjykata Kushtetuese çon Kosovën në zgjedhje

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerrë një aktgjykim për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me votën e deputetit Etem Arifi, që ishte vendimtare për krijimin e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti. Tani Kosova duhet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, pasi sipas vendimit të kushtetueses, vota e deputetit Etem Arifi, ka qenë e pavlefshme.

00:25
Rekordi i Milanit, skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në vitin 2020

Nëse fjala krizë mund të marrë gjithashtu kuptimin e një mundësie të re, Milani është një nga shembujt më të mirë.

E hënë, 21 Dhjetor 2020
23:56
Procesi Sportiv/ Redi Jupi: Ekipet kanë diferenca të vogla, modeli i Vllaznisë i duhet kampionatit

Ka përfunduar faza e parë e Kategorisë Superiore ku janë luajtur 9 ndeshje dhe kryeson Vllaznia me 19 pikë, 3 më shumë se Kukësi me 16.

23:41
Chelsea fiton derbin me West Hamin, dygolësh i Abraham

Chelsea fitoi 3-0 më derbin e Londrës ndaj West Hamit, duke lënë pas zhgënjimet që pësoi nga humbjet me Evertonin dhe Wolves. Skuadra e Frank Lampard dominoi në këtë sfidë, duke mos e vënë në diskutim suksesin, pjesa e parë u mbyll në epërsinë e një goli të Chelsea-t, i shënuar nga Thiago Silva.

23:29
Jose Mourinho “i vë syrin” kapitenit të Leipzigut

José Mourinho ka një objektiv të rëndësishëm për të përforcuar organikën e Tottenhamit në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për futbollistin e Leipzigut, Marcel Sabitzer. Trajneri portugez mësohet se ka krijuar përshtypje shumë të mirë për austriakun gjatë përplasjes në Champions League sezonin e kaluar kështu që është i gatshëm të shpenzojë deri 50 milionë euro për kapitenin e Red Bull Leipzigut.