Qeveria ka zgjatur vlefshmërinë e mjeteve të identifikimit që skadojnë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Mësohet se të gjitha mjetet e identifikimi që u skadon vlefshmëria, do të jenë funksionale deri më datë 30 prill.

Janë rreth 800 mijë persona që përfitojnë shtyrjen e vlefshmërisë së kartave ID.

“Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon deri në datën 25 prill 2021, zgjatet deri në datën 30 prill 2021”, thuhet në vendim.

A K T    —  N O R M A T I V PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1

Neni 9/2, i ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 9/2

Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon deri në datën 25 prill 2021, zgjatet deri në datën 30 prill 2021.”.

 

Top Channel