Prokurorja Elizabeta Imeraj është zgjedhur nga KLP në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar.

Rregullorja e miratuar nga KLP për procedurën e  ngritjes në detyrë, parashikon se brenda 7 ditëve nga vendimi për renditjen e kandidatëve për pozicionin e drejtuesit e prokurorisē, e cila është zhvilluar në seancën plenare të datës 18.03.2021.

Elisabeta Imeraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe punoi për 13 vite si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në gusht 2018, ajo u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që kishte kandiduar për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

 

 

Top Channel