Rivalët e Shqipërisë, në krye del Anglia, shënoi 5 gola në ndeshjen me San Marinon

26/03/2021 15:28

Në grupin ku ndodhet përfaqësuesja jonë, me tre pike,aq  sa kuqezinjtë, por në vendin e parë është përfaqësuesja e Anglisë, falë golavarashit 5-0 që arriti në fitoren e ndeshjes së parë me kundërshtarin më të dobët të grupit, në letër, si San Marino.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Wembley” të Londrës djemtë e Southgate bën thjesht detyrën, edhe pse e ekzagjeruan me rezultatin.

45 minutat e para u mbyllën me shifrat 3-0 falë golave të Uard Prous, kalvert Ljuin dhe Stërling. Mjaftoi vetëm pjesa e parë për të treguar trendin e këtij takimi. Gjithsesi në pjesën e dytë, anglezët shënuan edhe dy herë të tjera me Kalvert Ljuin sërish Uatkins, ndërkohë që për kundërshtarin e tyre, San Marino, nuk pati asnjë episod për t’u veçuar.

Në përballjen tjetër të gurpit, mes Hungarisë dhe Polonisë, gjërat ishin më të ekuilibruara dhe këtë gjë e tregoi vetë rezultati 3-3. Vendasit e filluan mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh të dyfishtë me Salain dhe Zalain, me dy gola të shënuar në fillim të çdo pjese, por shumë shpejt, brenda 2 minutave, në të 60-n dhe 61-tën, Pjontek dhe Jozvijak barazpeshojnë në 2-2.

Edhe pse në një ndeshje të dominuar nga Polonia në kontrollin e topit dhe të territorit të fushës, janë sërish vendasit hungarez që kalojnë në avantazh me Orban, por edhe në këtë rast nuk ka shumë minuta gëzimi për ta, pasi Lewandoëski ka baraspeshuar në 3-3 vetëm 5 minuta më vonë duke e mbyllur këtë takim në 3-3 dhe duke i ndarë nga një pikë skuadrave. Të dielën, do të zhvillohen ndeshjet e dyta të grupit I.

Top Channel