Brazili shënon rritje rekord të rasteve ditore me COVID

26/03/2021 09:16

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit dje raportoi mbi 100 mijë raste të reja të koronavirusit (COVID-19) për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë në këtë vend.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, 2.777 persona e kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 dhe 100.158 raste të reja janë regjistruar.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tejkaloi shifrën 12.32 milionë, përfshirë 303.462 viktima dhe më shumë se 10.77 milionë të shëruar.

Brazili, me një popullsi prej mbi 210 milionë banorë, është vendi më i prekur nga shpërthimi i COVID-19, i ndjekur nga SHBA-ja.

Që nga dhjetori i vitit 2019, pandemia ka marrë jetën e mbi 2.74 milionë personave në gjithë botën.

Top Channel