Diaspora dërgoi një miliardë euro në Kosovë/ Shifra është sa gjysma e buxhetit të shtetit për një vit

26/03/2021 15:24

Remitencat nga diaspora në Kosovë kanë shënuar rekord gjatë periudhës një vjeçare të pandemisë.

Gjatë vitit 2020 diaspora dërgoi afër 1 miliard euro, sa gjysma e buxhetit të shtetit.

E pikërisht në muajin maj të 2020-ës, kur qeveria mori vendim për mbyllje totale, u shënuan të ardhurat më të mëdha të dërguara ndonjëherë brenda një muaji, pra 104 milionë euro. Por, pjesa më e madhe e remitancave, besohet të kenë shkuar në konsum ditor të familjeve kosovare.

E njëjta gjë po ndodh edhe me investimet e huaja, ku pjesa dërrmuese shkojnë në patundshmëri e krejt në fund në sektorë që sjellin të ardhura dhe punësim.

Si rrjedhojë, Banka Qendrore e Kosovës ka sugjeruar qeverinë që të hartojë një plan, i cili do të mundësonte destinimin e remitencave dhe investimeve të huaja në sektor që do të ngrenë ekonominë e goditur rëndë nga pandemia.

Top Channel