Tre fshatrat pa drita/ Në Kallmet, banorët kërkojnë energji të rregullt

26/03/2021 13:01

Rrjet i amortizuar, mungesë të energjisë elektrike, luhatje të tensionit, këto janë problematikat më të cilat përballen prej vitesh banorët e tre fshatrave të njësisë administrative të Kallmetit.

Banorët e zonës tregojnë se janë pagues të rregullt të energjisë elektrike ndaj kërkojnë investime në rrjet.

Kjo është kabina e fshatit Rraboshte dhe në fakt pamjet e tregojnë mjaft qartë gjendjen në të cilën ndodhet dhe rrezikun që paraqet.

Top Channel