“Bllokimi i anijes në kanalin e Suezit do te sjellë efekte të mëdha në ekonominë globale.

Nga ky incident duket se do të preket edhe tregtia e mallrave me Shqipërinë, për shkak të vonesave deri në një zhbllokim të situatës.”

Burimet nga Drejtoria Detare  bëjnë me dije se midis anijeve të bllokuara në Suez nuk ka asnjë me flamur shqiptar, por nuk përjashtojnë mundësinë e kontejnerëve me mallra me destinacion Shqipërinë.

Në rast se autoritetet vendosin që të zhvendosin kontejnerët nga anija e bllokuar për të ndjekur një pikë kalimi përmes Afrikës, vonesat do të jenë të mëdha nga 12-14 ditë ose edhe përtej këtij afati.

Një proces I cili do të shoqërohet edhe me kosto shtesë të transportit pasi devijimi i rrugës do të bëjë që porositësit të paguajnë shtesë për mbërritjen e mallrave në destinacion.

Ndërsa në botë efektet janë ndjerë tashmë në rritje të çmimit të naftës bruto e paralajmërohet edhe për rritje të çmimeve të mallrave të tjera, në Shqipëri nuk ka ende të pasqyruar efekte.

Por, ekspertët për çështjet e tregtisë nuk përjashtojnë mundësinë e ndikimin edhe pse në një përqindje të vogël në volumin e mallrave tregtare, veçanërisht nga Kina.

Kundrejt kësaj të fundit, Shqipëria ka parë një rritje të eksporteve këtë fillim vit kryesisht për produktet plastike e kimike si dhe ato te makinerive e pjesëve të këmbimit.

Për periudhën janar – shkurt vendi ka importuar nga Kina total 9.1 miliardë lekë mallra, teksa ka eksportuar në drejtim të saj rreth 11.3 milionë euro mallra “Made in Albania” në drejtim të saj.

Top Channel