FOTOLAJM/ “Cilin të votosh Edin e babëzitur apo Lulin e dremitur”, qytetari me pankartë

26/03/2021 11:29
Qytetari me pankartë

Vetëm 30 ditë kanë ngelur për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa një ditë më parë u hap fushata nën masat anticovid.

Qytetarët janë përsëri para një zgjedhjeve që do të ndikojë në jetesën e tyre për 4 vite të tjera, nëse do të jenë sërish nën qeverisjen e PS-së, apo të një partie tjetër.

Një foto është bërë virale në rrjet, ku shfaqet një qytetar me një pankartë në duar.

“Cilin të votosh Edin e babëzitur apo Lulin e dremitur”, shkruhet në pankartën e mbajtur nga qytetari.

Top Channel