“Po kalon njishi” Rama në Durrës, batuta me qytetarët: Në foto me kryeministrin, fotografe kryetaren e bashkisë, burrin po se po, ça do më?

26/03/2021 13:25

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Durrës, ku inspektoi vijimin e procesit të vaksinimit si dhe rindërtimin.

“Ku je o yll, po kalon njishi”, dëgjoheshin qytetarët të thonin.

Rama përshkroi në këmbë lagje të ndryshme në qytetin bregdetare, i shoqëruar nga kryetarja e bashkisë, Emirina Sako, ndërsa përshëndeti e takoi edhe qytetarët.

Ndërkohë, një qytetare, në derën e biznesit të saj privat ku po qëndronte së bashku me bashkëshortin, iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë: “S’po na lejnë me ju taku”.

Rama ia bëri me dorë të afroheshin, e madje bëri edhe një foto me ta që e shkrepi Sako, duke mos lënë pas edhe batutat.

“Si jeni? Jepja telefonin të na bëjnë fotografi. Fotografe kryetaren e bashkisë, fotorafi me kryeministrin, burrin po se po, ça do më?”, i tha Rama qytetares.

Top Channel