Luran Ahmeti

Aktori shqiptar nga Shkupi, Luran Ahmeti ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare për shkak të Covid 19, i shtruar në Klinikën Infektive në Shkup.  

Aktori i Teatrit Shqiptar të Shkupit ishte i njohur për shumë role, jo vetëm në ekranet shqiptare por edhe në role në filmin “Taken”, përkrah Leeam Neeson apo serialeve turke.  Ahmeti ka interpretuar në disa prej serive të serialit “O sa mirë”, në Kosovë.

Të shumta kanë qenë mesazhet ngushëlluese në rrjete sociale që nga artistë e miq, në të gjitha trevat ku flitet shqip, ministra e politikanë duke e quajtur këtë, një humbje të pazëvendësueshme, që lë një zbrazëti të madhe në artin dhe kulturën tonë shqiptare.

Skenës artistike teatrale e kinematografike do t’i mungojë talenti dhe profesionalizmi i Luranit, i cili në skenat e huaja nuk  përfaqësoi vetëm veten e tij, por dhe vlerat e artit shqiptar.

Top Channel