Meksikë, shkon në mbi 200 mijë numri i viktimave nga COVID

26/03/2021 09:43

Ka shkuar në mbi 200 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Meksikë e cila pas Brazilit është vendi më i prekur në mesin e vendeve të Amerikës Latine.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me vdekjen e 584 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka arritur në 200.211, ndërsa me 5.787 raste të reja numri i rasteve ka shkuar në 2.214.542.

Në këtë mënyrë Meksika pas SHBA-së dhe Brazilit është vendi i tretë në botë që tejkalon mbi 200 mijë, numrin e viktimave me burim COVID-19.

Ndërkohë numri i të shëruarve në vend ka arritur në 1.752.125.

Sipas faqes së internetit “Worldometers” e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, Meksika, popullsia e së cilës ka arritur mbi 126 milionë banorë, renditet “vendi i 13-të në botë ku janë shënuar më shumë raste”.

Top Channel