Foto ilustruese

Një shpërndarës picash, që drejtonte një motorr është përplasur më një makinë tip “Golf”, në Fier

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Drejtuesi i mjetit tip “Golf”, A.K. është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 12:25, te kryqëzimi në qendër të qytetit Fier, automjeti tip “Golf” në pronësi të shtetasit A. K., është përplasur me një motomjet picerie që drejtohej nga shtetasi M. S., 29 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel