E mërkurë, 23 Dhjetor 2020
14:46
Fati shpëton emigrantët/ Digjet i gjithë kampi, asnjë i lënduar

Flakët gllabëruan një qendër emigrantësh në Bosnjën veriperëndimore ku ishin strehuar rreth 1.200 persona, por për fat, nga incidenti në kampin Lipa të ndodhur rreth 30 kilometra nga qyteti i Bihaçit, nuk pati asnjë të lënduar.

14:46
Shkrimet e Albatros Rexhaj, kopjohen nga të tjerët, shkrimtari: Do t’i çoj të gjithë në gjyq!  

Shkrimtari tha për “Shqipëria live” se do të hapë procese gjyqësore ndaj disa faqeve të mëdha në rrjetet sociale që ia vjedhin shkrimet dhe i postojnë me autorësi tjetër.

14:44
Ndihma për Kosovën/ BE jep mbi 24 milionë euro

Bashkimi Evropian miratoi një pagesë prej më shumë se 24 milionë eurosh si ndihmë për Kosovën dhe zbutjen e ndikimit të pandemisë së koronavirusit.

14:43
​Nuk ka kontratë të re për mesfushorin e Bayern Munich

Mesfushori i Bayern Munich Angelo Stiller, si duket do të largohet nga klubi verën e ardhshme, raporton “Bild”.

14:42
Në frontin antiCovid/ Franca u jep emigrantëve nënshtetësinë

Qindra emigrantëve në Francë që punojnë në vijën e frontit të koronavirusit u është njohur sakrifica e bërë.

14:42
Sekuestrohen dy mina me telekomandë në Durrës, arrestohet i riu (Policia jep detajet)

Në Durrës janë sekuestruar 2 mina me telekomandë, ndërsa është arrestuar një i ri, i cili do t’i shiste kundrejt fitimit.

14:36
Hyri i dehur në Komisariatin e Korçës/ Ofendoi dhe kërcënoi policët, prangoset 22-vjeçari

Një i ri ka rënë në pranga në Korçë, pasi kanosi me mjet të mprehtë, për shkak të detyrës, punonjësit e policisë.

14:35
Kardinali Ernest Troshani uron Krishtlindjet: Të gjithë popujt të jenë në bashkim të plotë

Qeveria shqiptare vendosi të kufizojë lëvizjen e qytetarëve pas orës 20.00 të datës 24 dhjetor për shkak të pandemisë, duke mos lejuar kështu besimtarët që të drejtohen tek objektet e kultit, për të ndjekur meshën.

14:26
Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme, Manastirliu inspekton punimet: Përfundon në vitin 2021

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet që po kryhen për ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

14:23
Hapet tregu i shpendëve në Baldushk, Veliaj: Blini gjelat e detit, ndihmoni një familje dhe ekonominë e zonës

Tregu i gjelave të detit në Baldushk është kthyer në traditë për festat e fundvitit në Tiranë.

14:18
Ndalohet Benzi në Lezhë, shoferi po qarkullonte në sens të kundërt me shpejtësi!

Një person është bllokuar gjatë lëvizjes nga Policia Rrugore e Lezhës, pasi qarkullonte me shpejtësi në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar në aksin rrugor Thumanë-Mamurras, duke rrezikuar jetën e tij dhe të shoferëve të tjerë në rrugë.

14:13
​Manchester United në kontakte të vazhdueshme me Caicedon

Gjiganti anglez është duke e monitoruar nga afër situatën e 19-vjeçarit.

14:10
Kuvendi voton/ Zgjidhet kryetarja e re e ILDKPKI-së, kush është Evgjeni Bashari

Drejtimi i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave është zyrtarisht në duart e një gruaje.

14:00
U bë nënë për herë të parë, zbulohet emri i veçantë i djalit të Shkurte Gashit

Shkurte Gashi është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe të preferuara për të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj.

13:57
Erdogan zbut tonet/ “Duam afrimin me SHBA-në dhe BE-në”

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duket se po kërkon t’i zbusë tensionet me perëndimin.

13:57
 Periudhë festash/ Si të shmangim zjarrrin në shtëpi

Në këtë periudhë teksa qëndrojmë në shtëpi dhe bëjmë përgatitje për festat e fundvitit, rastet e zjarrit janë më shpeshta.

13:48
Gjermania rekord të ri fatalitetesh nga koronavirusi, 962 vdekje në 24 orët e fundit

Gjermania regjistroi 962 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit, deklaroi Instituti Robert Koch, e cila është shifra më e lartë ditore që nga shpërthimi i pandemisë.

13:45
Afrika Lindore/ Eritre, regjistrohet rasti i parë i vdekjes nga COVID-19

Në shtetin e Afrikës Lindore, Eritre, është regjistruar rasti i parë i vdekjes i shkaktuar nga koronavirus bëri të ditur Ministria e Informacionit e këtij vendi.

13:43
​ASK: Deficit më i ulët tregtar në nëntor 2020 në raport me periudhën e njëjtë 2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin nëntor 2020.

13:36
Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën 31-vjeçarja shqiptare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 31-vjeçare shqiptare ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti.

13:33
Anulohet dasma/ Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk do i shohim në altar

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë vendosur të mos shkojnë drejt altarit, pasi dasma u anulua për shkak të pandemisë.

13:30
E rëndë në Tiranë/ Tenton t’i japë fund jetës, i riu hidhet nga Ura e Institutit, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë tek ura e Institutit, ku një i ri, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ura e Institutit.

13:17
​Osmani takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka pritur në takim përfaqësuesit të Listës Serbe, për t’u konsultuar rreth caktimit të zgjedhjeve të reja pas vendimit të Kushtetueses për pavlefshmërinë e Qeverisë Hoti.

13:16
Erdogan: Ne presim që Biden të përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë dhe BE-në

Turqia pret marrëdhënie të përmirësuara me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së Joseph Biden të marrë detyrën.

13:15
​Isa Mustafa: Do të dalim parti e parë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa është shprehur i bindur se partia që ai drejton do të fitojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovës, data e të cilave pritet të bëhet e ditur pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike.

13:13
Skënderbeun s’ka kush ta vizitojë/ Pandemia ul numrin e vizitorëve në memorialin e heroit në Lezhë

Memoriali i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu është një ndër objektet historike më të vizituara në vendin tonë. 

13:10
Ulen lindjet edhe në Vlorë/ Mjeku: Kemi pasur gra shtatzëna me Covid-19

Në Vlorë, lindjet e foshnjave kanë shënuar një rënie këtë vit.

13:08
Krishtlindje ndryshe/ Imzot Frendo uron qytetarët, kujton vrasjen e Klodian Rashës

Krishtlindjet këtë vit nuk do festohet si vitet e tjera. Mesha e përmotshme nuk do zhvillohet në 12 të natës.

13:05
Historia prekëse pas unazës së Ariana Grande-s

Tashmë është zyrtare: Ariana Grande kaloi nga “7 unazat” te një e vetme- ajo e fejesës!

13:00
Vaksinimi në Rusi/ Pak entuziazëm, mjekët janë skeptikë

Çdo vend ka skeptikët e tij të vaksinave.

12:58
Mediat gjermane: Albin Kurti, në prag të pushtetit

Zhvillimet e fundit në Kosovë kanë marrë vëmendjen e shtypit gjerman, duke iu referuar sidomos mundësisë së rikthimit të Albin Kurtit në pushtet.

12:52
Studim i ri për koronavirusin: Maskat e copës nuk mbrojnë shumë!

Mbajtja e një maske prej cope nuk mjafton për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, nëse nuk praktikohet distancimi shoqëror, sugjeron një studim i ri.

12:41
Shkodra nuk zbaton masat anti Covid, grumbullime masive në qytet (Video)

Mesa duket, në Shkodër nuk po zbatohen masat antiCovid! Organizimet e fundvitit sjellin grumbullime masive në qendër të qytetit.

12:39
Akt normativ për pensionet “Rasha”, do përfitojnë të gjithë ata që dëmtohen nga organet e shtetit

Në Kuvend është paraqitur dhe do të miratohet një akt normativ për një shtesë në ligjin e Sigurimeve Shoqërore.

12:34
Pension social për familjen e Klodian Rashës, Murrizi: Akt normativ i turpshëm, qytetarët kërkojnë nga shteti mbrojtje

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, (e fundit për këtë vit), deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi u ndal te Akti Normativ, sipas të cilit i akordohet një pension social tetëfish më i lartë, familjes së Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u vra nga një efektiv i “Shqiponjave”.

12:25
“Transformim i rrugës drejt kishës”/ Rama nga Laçi: Do ndërtohet spital i ri, godinë tjetër e bashkisë dhe shkolla

Teksa foli nga kantieri i rilindjes së Laçit pas tërmetit, sa i takon realizimit të një lagjeje të re në qytet, ku zona më e madhe e saj, saktësisht zona 1 është e financuar nga qeveria turke, kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se priten një sërë ndërtimesh, çka premton ndryshimin e pamjes së qytetit.

12:22
Nis ndërtimi i pallateve të reja në Laç, Rama: Arritëm të sistemojmë përroin e vjetër që dëmtonte tregtarët dhe banorët

Në Laç ku ka nisur sot ndërtimi i pallateve të reja në bashkëpunim me qeverinë turke për banorët të cilët humbën banesat nga tërmeti i 26 nëntorit.

12:18
524 apartamente/ Lagjja e re në Laç, Rama: Simbol i duarve të shtrënguara të solidaritetit mes Shqipërisë dhe Turqisë

Nga i ashtuquajturi, kantier i rilindjes së Laçit, një bashkëpunim ky i qeverisë shqiptare me atë turke, kryeministri i vendit, Edi Rama u shpreh se një transformim rrënjësor e pret qytetin e vogël.

12:10
Shpërblim 50 mijë të vjetra për pensionistët/ Valteri: A keni turp? Kostoja e jetesës po rritet përditë

Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon sot seancën e radhës plenare, e fundit për vitin 2020.

11:49
Humb jetën për shkak të Covid-19 muzikanti i Teatrit Kombëtar

Një lajm i hidhur vjen nga bota e artit. Ka humbur jetën për shkak të Covid-19, muzikanti Andrea Canaj.

11:44
Sulm për shkak të detyrës? Të shtëna në lokalin e efektivit të “Shqiponjave”, flet vëllai: Dëgjuam krisma, kur kemi dalë jashtë…

Mbrëmjen e djeshme, u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të një lokali në Shkodër, i cili rezulton në pronësi të Albert Pjetrit, efektiv i “Shqiponjave”.

11:40
Masakrimi i çiftit shqiptar në Itali/ Dëshmia tronditëse e fqinjit: Gruaja doli me disa qese që vinin erë e keqe dhe rridhnin…

Dëshmia e fqinjëve ka zbuluar detaje të reja tronditëse nga masakrimi i çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, ku një ditë më parë është arrestuar dhe ish e dashura e djalit të tyre Elona Kaleshi.

11:36
Manjati i Hong Kongut lirohet me kompensim, vendoset në arrest shtëpiak

Një manjat i medias në Hong Kong u lirua me kusht dhe u vendos në arrest shtëpiak sot, konfirmoi një ish-deputet.

11:35
Arqipeshkvi i Shkodrës monsinjor, Angelo Massafra mesazh urimi për festën e Krishtlindjes

Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Masafra uron të gjithë besimtarët katolikë në prag të festës së Krishtlindjes.

11:33
Komuniteti i Ekspertëve kufizon oraret për baret dhe restorantet/ Protestë me karrige në trotuare

Pandemia ka ndryshuar të gjithë rrjedhën e botës, ku çdo biznes është përballur me një rënie ekonomike.

11:30
“Shqiptarët dhe ne socialistët dimë të bëjmë shtet”/ Hyseni: Qytetarët do i japin mandatin e tretë Ramës

Deputeti i PS-së, Alket Hyseni, nga foltorja e Kuvendit ka risjellë në vëmendje ngjarjet që kanë karakterizuar zhvillimet në vend, pasojat e tërmetit dhe pandemia, si dhe protestat e fundit.

11:21
Gjuzi: Pse shkoi Rama te familja Rasha?/ Ruçi: S’mund ta ndalosh kryeministrin të shkojë për ngushëllim

Seanca e fundit plenare për këtë vit nisi me një ankesë nga ana e deputetit Kujtim Gjuzi, lidhur me mosrealizimin e kërkesës së tij për interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

11:17
“Krerët të jenë të paanshëm”/ Raporti për institucionet e pavarura, Spiropali: Element kyç i mbikëqyrjes së pushteteve!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka ndarë në seancën e sotme plenare një analizë të detajuar të institucioneve të pavarura.

11:11
Sarandë/ Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët shtëpia e të moshuarës

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Gjashtë të Sarandës.

11:10
Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha/ Ministrja Denaj flet për pensionin social që do t’i jepet familjes

Përgjatë seancës së sotme në Kuvend, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj foli mbi Aktin Normativ, sipas të cilit i akordohet një pension social tetëfish më i lartë, familjes së Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u vra nga një efektiv i “Shqiponjave”.

11:04
BE-ja jep 24 milionë euro për ta mbështetur Kosovën

Në dhjetor 2020, në Thesarin e Kosovës është paguar një shumë prej 24.05 milionë euro si fonde të asistencës buxhetore të ofruara nga Komisioni Evropian.

11:04
Transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, procedohet penalisht i riu në Lezhë

Një 38-vjeçar nga Kurbini është proceduar penalisht, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, janë konstatuar lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.

11:02
“Po ç’është ky turp”/ Paketa e ndihmës, Trump: Të shtohet më shumë!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump paralajmëroi se nuk do ta nënshkruajë paketën financiare prej 892 miliardë dollarësh ndihme për koronavirusin, që përfshin fonde jetike për amerikanët, duke thënë se pagesat direkte të parashikuara në paketë, duhet të jenë më të larta.

10:57
Në fund të mandatit/ Trump fal 15 persona, përfshirë edhe aleatë

Presidenti Donald Trump fali 15 persona, përfshirë disa aleatë republikanë, një zyrtar të fushatës të vitit 2016, i implikuar në hetimin për Rusinë dhe ish-kontraktorë qeveritarë të dënuar për një masakër të vitit 2007 në Bagdad.

10:56
Fillon vaksinimi kundër COVID-19 në Katar

Katari sot filloi vaksinimin falas kundër koronavirusit për qytetarët që dëshirojnë të vaksinohen, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi.

10:53
​Mustafa thotë se LDK ende nuk e ka një emër për kandidatin për kryeministër

Me rastin e 31-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kryesia e këtij subjekti kanë bërë homazhe te varri i presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

10:51
Tiranë/ Presion psikologjik gruas në prani të dy fëmijëve, pranga 45-vjeçarit

Një 45 vjeçar është vënën nën prangat e policisë për dhunë në familje.

10:46
Përfundon gjykimi i dosjes “Bajri”, Gjykata pranon gjykimin e shkurtuar, në burg mbetet vetëm Safet Bajri dhe Ilir Bajri!

Ditën e sotme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka dhëne fund shqyrtimit gjyqësor te një nga dosjeve me te përfolura dhe te trumbetuara me aq buje ne vjeshtën e vitit 2018, si një nga operacionet e para te te Forca e Ligjit.

10:41
Shkodër, ende s’dihen shkaqet/ Sulmi me armë në lokalin e efektivit të policisë, policia shpall në kërkim autorët

Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dobraç të Shkodrës, ku disa persona qëlluan me armë zjarri në drejtim të lokalit të Albert Pjetrit.

10:40
Tiranë/ Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, më pas godet punonjësin e policisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku një 45-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzë së tij të mitur dhe më pas ka goditur punonjësin e policisë.

10:38
NBA ngre siparin e sezonit të ri, Lakers e nisin me humbje në derbi

Kampionati më i ndjekur në glob i basketbollit, NBA ka ngritur siparin e sezonit të ri në orët e para të mëngjesit të sotëm pikërisht me sfidën e zhvilluar në “Barclays Center” të New York-ut mes Brooklyn Nets dhe Golden State Warriors.

10:32
I vuri flakën pemës së Krishtlindjeve, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

Policia ka vënë nën pranga një 22 vjeçar, i cili gjatë protestës së mbajtur më datën 09.12.2020 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për vrasjen e Klodian Rashës, i ka vënë flakën pemës së Krishtlindjeve.

10:30
“Mos e gjykoni vendin tonë”/ Masakrimi i çiftit Pasho, shkrimtarja shqiptare letër kryebashkiakut italian

Ngjarja e rëndë e vrasjes së dy bashkëshortëve, Shpëtim dhe Teuta Pashos nga Vlora, në mënyrë makabër nga një vajzë shqiptare, Elona Kalesha, që ka qenë e dashura e djalit të çiftit është komentuar për shumë ditë nga mediat italiane.

10:22
Trump paralajmëron se nuk do ta nënshkruajë paketën e ndihmës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka quajtur paketën e ndihmës ekonomike 900 miliardë dollarëshe, të miratuar nga Kongresi, një “turp”, duke sugjeruar që ai nuk do ta nënshkruajë atë.

10:17
FOTO/ Aktori me origjinë shqiptare do të luajë rolin e Sandokan

Seriali i famshëm “Sandokan”, ku hero është ‘tigri’ i Malajzisë, pritet të rikthehet në ekran në një variant të ri italian që do tentojë të mbajë të mbërthyer publikun para ekranit.

10:15
“Do nxjerrim karriget jashtë”/ Kufizimi i orareve për baret dhe restorantet, bizneset paralajmërojnë: Nëse s’ka zgjidhje, do ketë protestë

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për kufizimin e orareve të lëvizjes pas 20:30, duke mbyllur lokalet, baret dhe restorantet ka nxitur edhe më tej zemëratën e bizneseve të këtij sektori.

10:10
Nigeri, 17 persona humbin jetën në një aksident rrugor

Së paku 17 persona e kanë humbur jetën në një aksidenti rrugor në provincën Sokoto të Nigerisë.

10:08
Milionat e kokainës, edhe deputeti i PS-së në listën e SPAK-ut

Pas operacionit të koduar “Atos”, në të cilin përveç policisë shqiptare u angazhuan edhe policia gjermane dhe ajo belge dhe që përfundoi me arrestimin e disa shtetasve shqiptarë, hetimet tashmë janë marrë në dorë nga SPAK.

10:05
Familja mbretërore britanike fotografohet duke thyer rregullat kundër koronavirusit

Anëtarët e familjes mbretërore britanike janë fotografuar duke shkelur rregullat e koronavirusit në një park në Sandringham, Angli.

09:51
​Kosova pezullon linjat ajrore me Britaninë e Madhe

Kosova ka pezulluar linjat ajrore me Britaninë e Madhe. Kështu bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

09:50
SHBA afër marrëveshjes me BionTech/Pfizer për dhjetëra miliona doza shtesë të vaksinës anti-COVID

Autoritetet në SHBA kanë zhvilluar bisedime dhe janë pranë marrëveshjes me BionTech/Pfizer për të marrë dhjetëra miliona doza shtesë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në këmbim të ndihmës për qasje më të mirë në produktet e prodhimit.

09:49
Kërkohej në Bosnje Hercegovinë/ Arrestohet në Kukës 39-vjeçari nga Kosova

Një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Bosnje Hercegovina është arrestuar në Kukës.

09:38
Shifra më e madhe që nga fillimi i pandemisë/ OBSH: Javën e shkuar më shumë se 4.6 milionë raste të reja

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri me dije se 4.6 milionë raste të infeksioneve globale me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së shkuar, duke e cilësuar si shifrën më të madhe, që nga fillimi i pandemisë

09:34
Nënkryetari i LDK-së: Në zgjedhje garojmë të vetëm, synojmë vendin e parë

Lidhja Demokratike e Kosovës e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi, duke rrëzuar Qeverinë Hoti. Por, akuzon Komisionin Qendror Zgjedhor për certifikimin e deputetit Arifi.

09:30
BioNTech beson se vaksina është efektive kundër variantit të ri të COVID-19

Drejtori ekzekutiv dhe bashkë-themeluesi i BioNTech, Uğur Şahin thotë se ai është i bindur se vaksina e tyre kundër COVID-19 është efektive kundër variantit të ri të koronavirusit të ri në Britaninë e Madhe.

09:26
Bullgaria do t’i dhurojë Maqedonisë vaksina antiCovid, Zaev falënderon Borisovin

Si vend anëtar i Bashkimit Evropian, Bullgaria ka vendosur që një pjesë e vaksinave antiCOVID-19 nga kontigjenti i parë t’i dhurohet Maqedonisë së Veriut.

09:21
​Mustafa: Në këto zgjedhje LDK do të dalë edhe më e fuqishme

Sot bëhen 31 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

09:15
Grenell emërohet për të shërbyer në Këshillin Memorial të Holokaustit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të martën më 22 dhjetor njoftoi planet për të emëruar një numër tjetër të aleatëve të tij kryesorë në borde të ndryshme qeveritare, e cila është një shenjë tjetër që presidencës së tij po i vjen fundi.

09:10
18 filma të arrirë biografikë!

Realizimi i një filmi biografik nënkupton një peshë të madhe për aktorin qendror, i cili përpos fizikut duhet të përngjajë edhe në sjelle e të aktrojë porsi personi i vërtetë.

09:05
Ledri Vula shfaqet në shtrat me një modele, paralajmëron edhe…(FOTO)

Disa ditë më parë Ledri Vula bëri të ditur lajmin se u bë baba për herë të parë. Më pas, reperi i njohur ndau disa sekuenca nga kënga e re, të cilën do ta nxjerrë së shpejti në platformat dixhitale.

08:56
Kosovë/ Këto janë masat e reja Anti Covid që hyjnë në fuqi sot (Vendimi i plotë)

Qeveria në detyrë e Kosovës të martën ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, sipas të cilave lëvizja e lirë e qytetarëve dhe puna e operatorëve ekonomikë, qendrave tregtare, hotelerisë dhe gastronomisë do të jetë nga ora 05:00 deri në 20:00.

08:50
Biden: Sulmi kibernetik ndaj SHBA-së nuk mund të mbetet pa përgjigje

Sulmi i gjerë kibernetik që i atribuohet Rusisë dhe që synonte agjencitë qeveritare në SHBA dhe disa zyrtarë të lartë, nuk mund të mbetet pa përgjigje, tha presidenti i zgjedhur, Joe Biden, duke denoncuar mosveprimin e presidentit Donald Trump.

08:45
Të kërkuar nga Interpol për trafik droge, ekstradohen 2 shqiptarë në Itali!

2 shqiptarë të kërkuar nga Interpol për trafik droge janë ekstraduar ditën e sotme në Itali.

08:40
​100 pacientë me COVID-19 trajtohen në Spitalin e Pejës, 19 në gjendje më të rëndë

100 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

08:38
Rreziku nga varianti i ri i Covid-it/ Francë, rihapje e kufizuar e lëvizjeve me Britaninë e Madhe

Franca dhe Belgjika do të lejojnë që shtetasit dhe qytetarët që banojnë në territorin e tyre të kthehen nga Britania e Madhe, nisur që nga e mërkura, duke lehtësuar kështu kufizimet e tyre, sipas rekomandimeve nga Komisioni Evropian.

08:36
Afrikë, shkon në mbi 60 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 560 mijë numri i rasteve me koronavirus.

08:29
Varre masive dhe dhunë barbare/ Çfarë ndodh në “kampin e vdekjes” në Korenë e Veriut (FOTO)

Një raport i publikuar së fundmi nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut në Korenë e Veriut, me seli në Uashington, ka zbuluar detaje shqetësuese mbi ato që njihen si qendra riedukimi në shtetin komunist, por që nga “The Sun” janë komentuar si kampet e vdekjes, pas publikimit të raportit.

08:28
“Gjithçka po tundej”/ Tërmet në Itali, qytetarët dalin në rrugë e sheshe

Mbrëmjen e djeshme, një tërmet me magnitudë 4.6 goditi zonën e Ragusa-s, në Siçili.

08:19
SHBA, Alex Padilla do të zëvendësojë Kamala Harris në senat

Sekretari i shtetit federal të Kalifornisë në SHBA, Alex Padilla do të bëhet senatori i ardhshëm i këtij shteti, duke plotësuar mandatin e zëvendës presidentes së zgjedhur Kamala Harris, tha të martën guvernatori Gavin Newsom.

08:18
Bie qeveria e Izraelit, zgjedhjet e reja në mars

Izraeli do të mbajë zgjedhjet e tij të katërta brenda dy vitesh, pasi një qeveri e unitetit e udhëhequr nga kryeministri, Benjamin Netanyahu, nuk arriti të përmbushë një afat të buxhetit.

08:02
Tronditet sërish Franca, një 48-vjeçar qëllon për vdekje 3 oficerë policie

Një person ka qëlluar për vdekje 3 oficerë policie dhe plagosur një, të cilët ishin thirrur për një incident. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin e vogël Saint-Just në Francën qendrore.

07:47
Angli/Vrau shokun e dhomës, shqiptari skizofren i shpëton dëbimit

Vrasësi skizofren shqiptar i ka shpëtuar dëbimit nga Anglia për në Shqipëri, kjo pasi sipas një gjykatësi ai mund të dëmtojë persona të tjerë në atdheun e tij.

07:26
Mot i kthjellët dhe rritje temperaturash, ky është parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

07:22
10 Dhjetor 1916 ngritja e flamurit kombëtar në Korçë prej Themistokli Gërmenjit

E brishtë, si çdo gjë tjetër e re, mini Republika shqiptare tregoi cilësitë më të mira të qytetarëve të saj, në një vullnet të mirë të përgjithshëm. Me një suport të komandës franceze dhe e vetëqeverisur, “Republikëza e Korçës” bëri atë që nuk bëhej.

06:56
Shëndeti i veshkave/ Kura me limon dhe majdanoz që funksionon

Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizmin tonë. Ato përpunojnë pjesën më të madhe të mbetjeve ushqimore. Nëse lëngjet trupore nuk dalin nga sistemi, kripërat minerale bashkë me substanca të tjera kimike ngurtësohen duke formuar në atë që ne njohim si gurë në veshka.

06:31
Lëpjeta e bjeshkëve/ E gjelbra kuruese e malësive të Shqipërisë

Bjeshkët e Shqipërisë janë një pasuri për vendin, për vetë faktin se në to rriten një sërë bimësh, barishtesh dhe frutash që konsumatorët e ndërgjegjshëm për rëndësinë e të ushqyerit mirë, i kërkojnë me ngulm. Ndër thesaret që ofrojnë malësitë tona gjendet edhe lëpjeta e bjeshkëve, një bimë që i përket familjes botanike të hikrrës Polygonaceae.

06:06
Këto gjëra nuk duhet t’i bëni kurrë pasi keni ngrënë

Ngrënia e një dreke apo darke me familjen dhe shoqërinë, shpesh kthehet në një gosti që nuk ka fund. Ka njerëz që preferojnë që në fund të një vakti të pijnë një çaj, të hanë fruta, ëmbëlsira apo të bëjnë një sy gjumë. Të gjithë ne e dimë sa i parezistueshëm është gjumi pasi kemi ngrënë.

04:59
Biden: Vitin tjetër do të kërkojmë miratimin e një tjetër pakete ndihme

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden tha se administrata e tij do të paraqesë vitin e ardhshëm për miratim një tjetër paketë ndihme për të lehtësimin e pasojave të pandemisë, duke përfshirë edhe një raund të ri pagesash stimuluese.

04:32
Izraeli drejt zgjedhjeve të parakohëshme në mars

Izraeli do të mbajë zgjedhje të parakohshme në mars, pasi parlamenti dështoi të martën të respektonte një afat për të miratuar një buxhet, duke i hapur rrugën një votimi që paraqet sfida të reja për Kryeministrin Benjamin Netanjahu.

04:04
Presidenti Trump fal 15 persona, përfshirë aleatë republikanë

Presidenti Donald Trump fali të martën 15 persona, përfshirë aleatë republikanë, një zyrtar të fushatës të vitit 2016 i implikuar në hetimin për Rusinë dhe ish-kontraktorë qeveritarë të dënuar për një masakër të vitit 2007 në Bagdad.