Rama, fushatë në Kurbin dhe Rrëshen/ Shikon projektet e rindërtimit por edhe të vaksinimit të të moshuarve

30/03/2021 15:25

Në  Kurbin  janë hapur 11 kantiere rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit. 

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet për lagjen e re në zonën 1 dhe 2 të qytetit,  ku  krahas apartamenteve parashikohet të ndërtohen  shkolla të reja, qendra tregtare, një infrastrukturë krejtësisht e re  si  dhe  ujësjellësi i qytetit.

Paralelisht me rindërtimit në Laç po ecën edhe një tjetër proces, ai i vaksinimit.

Pas Kurbinit, Rama u ndal në Rrëshen ku po ndërtohet një lagje rezidenciale, me 35 banesa individuale dhe 68 apartamente të reja.

Brenda 20 majit pritet të mbyllet ndërtimi i infrastrukturës dhe shtrimi i rrjeteve nëntokësore në Rrëshen.

Top Channel