Dhjetra transportuese vërshojnë në Kanalin e Suezit pas hapjes së kalimit nga Ever Given (foto-video)

30/03/2021 15:32

Anijet e konteinerëve vijonin sot lirshëm mes Kanalit të sapozhbllokuar të Suezit pas fundit të krizës një-javore.

Transportueset e ankoruara në Detin e Kuq prej një jave, lundronin sot përmes kalimit të ngushtë vital, pasi 220,000-tonëshja Ever Given u çlirua dje duke lehtësuar tensionin tregtar e financiar.

Duke zbutur radhët në jug e veri, 113 anije pritet të lundrojnë sot përmes kalimit, tha për gazetarët kreu i Autoritetit të Kanalit të Suezit, Osama Rabie.

Ai ngriti lart operacionin e çlirimit të anijes gjigande MV Ever Given duke e quajtur “rekord-thyes”, që kudo tjetër në botë do të kishte kërkuar rreth tre muaj.

Kompania e mirëmbajtjes së Kanalit, ‘Leth Agencies’ tha se transportuesja 400-metra e gjatë Ever Given ishte shoqëruar me sukses në ‘Liqenin e Madh të Hidhur’, duke shtuar se ka lëshuar spirancat për hetimet e cështjes, pa penguar rrugën e anijeve të tjera.

Maja e Ever Given u zhbllokua më në fund nga brigjet të hënën dhe barkat tërheqëse e drejtuan atë për lundrim, pasi sondat kishin garrmuar masa të mëdha rëre rreth saj për ta çliruar.

But Guy Platten, sekretari i dhomës ndërkombëtare të tregtisë, tha për BBC Radio 4 se cështjet ligjore të lindura nga bllokada do të zgjasin për muaj me radhë, teksa kompanite e njerëzit do të kërkojnë kostot e vonesës së mallrave të pritura.

“Nuk ka dyshim se çrregullimet do të vazhdojnë, gjërat ende nuk janë vendosur në rregull teksa shumë ngarkesa janë anulluar apo zhdukur si rezultat i kësaj”, tha ai.

Hetime kriminale besohet se do të nisin ndaj ekuipazhit indian prej 25-vetësh të anijes, teksa autoritetet po studiojnë regjistrimet audio te marinarëve para bllokimit.

Pronari japonez i anijes tha sot se do të jetë pjesë e hetimeve por ka refuzuar të diskutojë shkaqet e aksidentit, mes të cilave është dhe shpejtësia e madhe me të cilën anija po lundronte para bllokimit.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel