Vlashent Sata flet për bashkëjetesën me Dojnën: Ka momentet e veçanta dhe të sikletshme…

30/03/2021 11:28

Vlashent Sata dhe Dojna Mema janë një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku.

Që pas deklarimit se janë në një lidhje, ata kanë postuar foto dhe video, duke i fituar zemrat publikut.

I ftuar në emisionin e mëngjesit, “Wake Up”, Vlashenti pranon se bashkëjeton me Dojnën, duke e përshkruar si një eksperiencë shumë të mirë. “Ka momente të veçanta dhe të sikletshme. Ka një zemër të madhe që nuk e tregon shumë shpesh”.

Megjithatë, këngëtari thotë se nuk ka hequr nga Parisi, madje mendon një jetesë mes Tiranë dhe Parisit. “Nuk kam hequr dorë nga Franca, qëllimi ka qenë të jetojmë mes Parisit dhe këtu”. Në planet e afërta, Vlashenti zbulon se dëshiron të futet në fushën e biznesit, por pa hequr dorë nga muzika. Ai tregon se një tjetër projekt muzikor po vjen, “do të dalë për 3 javë, është pjesë e një projekti të gjallë” e cilëson ai.

Pak ditë më parë, Vlashenti publikoi ‘Frymë”, një këngë shumë e ndjerë, tekstin e së cilës Dojan e përshkroi si fjalët që do të thoshte për babain e saj, që u nda nga jeta, disa muaj më parë.

I pyetur për reagimin e moderatores, Vlashenti u përgjigj, se “Dojna është nga ata njerëzit e rrallë që dhimbjen nuk e shpreh me të tjerët”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel