Plagosi me thikë një person në Durrës, arrestohet në Mat autori! Në pranga edhe tre persona të tjerë

30/03/2021 11:16
Foto ilustruese

Dibër/Mat – Një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja a rëndë me dashje” është arrestuar nga uniformat blu.

I arrestuari është E. SH., 30 vjeç, banues në Mat. Ky shtetas, në afërsi të urës së Dajlanit, Durrës, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) shtetasin A. K.

Po nga Policia e Matit është vënë në pranga edhe një 37-vjeçar, për dhunë në familje.

Arrestohen nga Policia Rrugore e DVP Dibër dhe dy drejtues mjetesh.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. SH., 30 vjeç, banues në Mat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, pasi në nëntor 2020, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja a rëndë me dashje”.

Ky shtetas, në afërsi të urës së Dajlanit, Durrës, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) shtetasin A. K.
__
Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., 37 vjeç, banues në Klos, pasi për këtë shtetas ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se në mënyrë të përsëritur në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.
__

Nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë dy drejtues mjetesh:

K. R., 22 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një motor pa targa.

U. Sh., 44 vjeç, banues në Dibër, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet tjetër.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel