Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë martuar fshehurazi? Çfarë e nxori ‘zbuluar’ çiftin

30/03/2021 10:12

Zayn Malik dhe Gigi Hadid tashmë janë prindër të një vajze, por bashkëpunëtori i tij, Ingrid Michaelson ka pohuar se ata janë martuar në fshehtësi të plotë.

Zayn Malik dhe Gigi Hadid thuhet se kanë lidhur martesë, sipas partneri të Zayn në duetin “To Start Again” Ingrid Michaelson.  Kompozitori 41-vjeçar pohoi në Instagram se këngëtari është “një person kaq privat dhe tani është i martuar dhe ka një fëmijë, kështu që ai bën gjërat që dëshiron të bëjë”.

Deri më tani as Zayn dhe as Gigi nuk kanë folur në lidhje me pretendimin e Ingridit.

Çifti e mirëpritën Khain, në shtator 2020, por kjo është hera e parë që nga ajo kohë që një nga miqtë e tyre flasin pwr martesë, shkruan HollywoodLife.

Zayn dhe Gigi janë një çift kaq privat sa që ende nuk kanë treguar zyrtarisht fytyrën e vajzës së tyre Khai para botës, edhe pse ajo tashmë është gjashtë muajshe. Megjithatë, 25-vjeçarja dhe nëna e saj, Yolanda Hadid postuan aksidentalisht një foto në Instagram, ku dukej porteti i vajzës.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel