Basha, fushatë në Fier/ Pritet nga qindra persona në rrugë, ju kërkon që të ruajnë distancën

30/03/2021 15:27

Në Fier simpatizantët  e Partisë Demokratike  harruan masat anticovid dhe e pritën Lulzim Bashën me një miting në hyrje të qytetit.

Kur vuri re përmasat e mbipopullimit kryedemokrati kërkoi ndihmën e kandidatëve për deputet për të shmangur  turmën.

Në takimin elektoral të Fierit, kryedemokrati Basha u zotua se do jetë jo vetëm kryeministri i demokratëve por edhe i socialistëve.

Pjesë e takimit ishin edhe përfaqësues të biznesit të cilëve Basha u shpalosi planin ekonomik të Partisë Demokratike.

Top Channel