Kitara elektrike që Elvis Presley përdori për të nisur rikthimin e tij ikonik është shitur në ankand për 450 mijë funte.

‘GWS Auctions’ me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbuloi se kitara Hagstrom Viking II ishte shitur pasi nuk u pa në publik për 52 vitet e fundit.

Kjo është një kitarë e rrallë përdorur gjatë rikthimit special në televizion, çmimi fillestar i së cilës raportohet se ishte 350,000 dollarë.

Performanca e Elvisit me këtë u realizua në dhjetor të vitit 1968, duke shënuar rikthimin e yllit pas shtatë viteve.

Artisti amerikan rifilloi karrierën e tij dhe luajti me kitarë për shfaqje të tjera përfshirë këtu disa në Las Vegas.

Përveç një periudhe njëvjeçare në vitet 1990 kur u ekspozua në ‘Rock & Roll Hall of Fame’ në Ohio, kitara nuk ishte parë në publik për 52 vjet.

Brigette Kruse, nga GWS Auctions, tha në një deklaratë: “Kjo nuk është vetëm ndonjë kitarë e Elvisit, por është kitara që ndihmoi në fillimin e rikthimit të tij”.

Kjo kitarë ishte në pronësi të Al Casey i cili interpretoi me Presley.

Kitara është e kuqe dhe ishte shitur me kutinë origjinale e cila ende mban emrin e Al Casey.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel