Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, 2 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 57 leje drejtimi, nga të cilat 40 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 1456 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore si parakalime të gabuara, përdorim i celularit gjatë drejtimit të automjetit, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për mospërdorimin e rripit të sigurimit, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, për shkelje të semaforit etj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Top Channel