Të moshuarit presin Ramën në Lezhë: Ty të paçim të gjithë jetën, na shpëtove prej Covidit

30/03/2021 16:20

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë qenë të pranishëm në qytetin e Lezhës, ku vijon vaksinimi i të moshuarve.

Sapo mbërriti kryeministri, të moshuarit që po prisnin jashtë u ngritën në këmbë duke thënë: “Ty të pacim të gjithë jetën. Vec të mira të gjithë jetën e jetës. 1000 vjeç u bëfsh.”

Ndërsa një tjetër i tha: “Na ke ardhur me gjithë vaksinë, na shpëtove prej Covidit”.

Nga ana tjetër, Manastirliu bëri me dije se ditën e sotme janë vaksinuar mbi 150 të moshuar dhe në total, në Lezhë janë vaksinuar 1500 persona.

Top Channel