Një këngë për Iliazin me dy gra, ja reagimi i tij kur e dëgjon

30/03/2021 16:35

Iljazi u bë i njohur për publikun, pasi jeton në një shtëpi me dy gra dhe thotë se i ndajnë punët shumë mirë dhe nuk kanë probleme.

Disa muaj më parë, në edicionin e lajmeve të “Top Channel” u trajtua historia e një Iliazit nga Peshkopia, i cili prej një dekade jeton nën një çati më dy gratë e tij.

Këtë sezon të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, ai vendosi të marrë pjesë, për të bërë të lumtur dy gratë e tij, Anifen dhe Manushaqen.

Duket, se pas emsionit, Iliazi u bë i njohur në rrjetet sociale dhe së fundi i kanë dedikuar dhe një këngë. Kënga ka tekst humoristik, ku theksohet historia e tij, që jeton i lumtur me të dyja gratë.

Pata knue, me fjal të vjetra

5 net njona, 5 net tjetra

More djal Iliazi, oo tha ma i vjetri

S’kam ç’ka bëj, ma prish indietri

O Iljaz, o bre me m’kallxue

2 gra, qysh me i tranue…

Kënga shoqërohet me çifteli dhe vetë Iliazi, duket shumë entuziast, teksa e dëgjon.

Iliazi rrëfeu se kur kishte qenë 20 vjeç ishte martuar me shkuesi me Anifen, por pas shumë vitesh përpjekjeje nuk i’a kishin dalë mbanë që të bënin një fëmijë.  Për këtë arsye ai i kishte propozuar Anifes që në shtëpi të sillte një grua të dytë me qëllimin që familja e tyre të plotësohej me fëmijë.

Kur i kërkova dorën Manushaqes për t’u martuar, bashkë me mua ishte dhe Anifeja, kështu që nuk kishte asnjë problem midis nesh”, u shpreh Iliazi, në “Dua të të bëj të lumtur”.

Tashmë, Anifeja, Manushaqja dhe Iliazi janë të martuar prej 13 vitesh dhe kanë sjellë në jetë 8 fëmijë dhe thonë se jetojnë të lumtur në një shtëpi.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel