Makth në familje/ Arrestohet shqiptari, rrahu gruan me rrip dhe lidhi djalin me zinxhir në makinë për ta goditur

30/03/2021 11:31

Një emigrant shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ushtonte dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Caserta dhe 54-vjeçari i arrestuar ishte kthyer në makth për gruan e djalin e tij. Prej disa ditësh, i shkaktonte kërcënime të vazhdueshme, ngacmime, keqtrajtime fizike dhe psikologjike.

Një ditë, ai lidhi djalin e tij me zinxhir në makinë dhe e goditi vazhdimisht. Arsyeja për këtë ishte se e kishte parë në shoqërinë e një djali që nuk e pëlqente, raportojnë mediat italiane.

Pas kësaj, rrahu me rrip edhe gruan. Por nga e gjithë kjo dhunë, djali nuk duroi dot më dhe shkoi në polici, ku mes lotësh tregoi tmerrin që kishte përjetuar brenda mureve të shtëpisë.

Gruaja dha menjëherë dëshminë e saj për hetuesit, ku konfirmoi historinë e fëmijës duke shtuar edhe disa detaje të tjera. Ajo tha se burri e kishte rrahur disa herë me rrip, i kishte shkulur flokët dhe e kishte përplasur disa herë në dysheme. Në një prej rasteve, rrëfeu gruaja, mori goditje të rënda me grushte e shuplaka në cdo pjesë të trupit.

Mëngjesin e së shtunës, 54-vjecari shqiptar mori masën e arrestit me burg dhe u dërgua në burgun e Santa Maria Capua Vetere.

Top Channel