Ndihmat në Siri, OKB kërkon 10 miliardë dollarë

30/03/2021 02:21

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare grumbullimin e 10 miliardë dollarëve për nevojat urgjente të ndihmës humanitare për 24 milionë sirianë.

Zyra për koordinim të çështjeve humanitare të OKB-së, Komisariati i OKB-së për refugjatë dhe Programi zhvillimor i OKB-së publikuan një njoftim në të cilën paralajmëruan për krizën gjithnjë më të madhe të urisë dhe varfërisë në mesin e sirianëve.

“Numri i sirianëve të cilëve këtë vit u nevojitet ndihmë humanitare brenda Sirisë dhe shteteve fqinje është rritur nga 20 në 24 milionë. Për këtë vit nevojitet të mblidhen 10 miliardë dollarë për këto nevoja”, thuhet në njoftim.

Nga agjencia e OKB-së theksuan se 4.2 miliardë dollarë do të dedikohen par ndihmë të sirianëve në Siri ndërsa 5.8 miliardë dollarë për nevojat e sirianëve si refugjatë në vendet fqinje./AA

Top Channel