11:17
“Ndëshkim të rreptë për këdo që prek votën”/ Meta dekreton 5 ligje për zgjedhjet
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot me shpallje, pesë ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 17 dhjetor 2020, që ishin evidentuar si të nevojshme për t’u realizuar mes forcave politike, në dakordësinë e arritur me marrëveshjen e 5 qershorit 2020 dhe që lidhen me mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore.