1 shekull nga vizita e Godard / Personaliteti francez që u prit me ceremoni të veçantë në Gjirokastër

16/04/2021 20:47

100 vite më parë pikërisht në 16 Prill të vitit 1921 Gjirokastra priti me një ceremoni të jashtëzakonshme një personalitet të njohur francez Justin Godart i cili ishte një nga mbështetësit kryesorë të kauzës shqiptare dhe ai që kontribuoi për mbajtjen brenda kufijve të Shqipërisë të Gjirokastrës dhe rrethinave të saj në atë kohë.

Ilir Lluri: “ Ka një rëndësi të veçantë për mbetjen e Gjirokastrës brenda kufijve të Shqipërisë. Ka rëndësi të veçantë sepse ky personalitet në fjalën që dha në Gjirokastër që do të luftonte për çështjen shqiptare me fjalë dhe me penë, këtë fjalë e mbajti.”

Ceremonia e cila nisi në sheshin e sotëm “Çerçiz Topulli” dhe u zhvendos në rrugët e sipërme u ndoq pothuajse nga i gjithë qyteti.

“ Një nga fotografitë e veçanta mbetet ajo e shfaqjes për herë të parë në publik i një personaliteti të mëvonshëm të gjuhës shqipe, Eqrem Çabej i cili komunikoi me Godart në frëngjisht. Ka rëndësi të madhe sepse na kanë mbetur katër dëshmi të shkëlqyera historike mbi organizimin e një ceremonie civile dhe ushtarake për pritjen e tij me pjesëmarrjen e parë masive të gruas në një lëvizje politike.”

Studiuesit tërheqin vëmendjen për harresën historike që ka mbuluar sot shumë figura të rëndësishme.

“ Unë mendoj që duhet të kemi një restaurim të memorjes historike e cila për shkak të rrethanave të tjera përfshi ato ekonomike është lënë pak në harresë.”

Top Channel